Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi moratoriumin, prej nesër në Komunën Qendër mund të ndërtohet sipas planeve të pushtetit të VMRO-DPMNE

Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar vendimin për ndalesë të ndërtimit në territorin e Komunës Qendër. Kjo do të thotë se prej nesër, në qendrën e Shkupit sërish mund të ndërtohet edhe atë sipas vendimeve nga Planet Detale Urbanistike (PDU) të vjetra, të cilat janë miratuar në kohën e pushtetit të VMRO-DPMNE-së kur qendra në Shkup mori dukje të re me përmendore dhe fasada barok për çka qeveria në krye me Nikolla Gruevskin harxhoi 700 milionë euro, njofton Portalb.mk.

“Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar vendimin për mënyrën e zbatimit të planeve detale urbanistike të miratuar nga Këshilli i Komunës Qendër më 27.03.2019 dhe e ka vendosur jashtë fuqisë vendimin për ndërtimin e zbatimit të akteve të caktuara ose veprimeve që janë ndërmarrë në bazë të aktit, të nënvizuar në pikën 1 nga ky vendim”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb-faqe.

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq në dhjetor të vitit të kaluar, kur Gjykata Kushtetuese miratoi masë të përkohshme për shfuqizimin e moratoriumit, tha se kanë edhe mënyra tjera se si të parandalohet ndërtimi jo i planifikuar derisa nuk ndryshohen të gjitha planet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button