NATO incizoi video për “ujqit” e ARM-së në trajnimin “Combined Resolve XV” në Gjermani (FOTO+VIDEO)

Forcat speciale ushtarake “Ujqit” në Gjermani kanë trajnuar operacione me “beretat e gjelbra” amerikane dhe kolegë tjerë nga vendet tjera të NATO-s, si përgatitje për pjesëmarrje në Komponentën për forcat speciale të forcave të NATO-s për përgjigje. NATO publikoi video me përfaqësuesit e Batalionit për qëllime speciale të ARM-së “Ujqit”, të incizuar në trajnimin “Combined Resolve XV” që nga fillimi i shkurtit deri të premten mbahen poligonet ushtarake Grafenvoer dhe Hohenfels në Gjermani, njofton Portalb.mk.

Në videon prej 8 minutave, mes tjerash, tregohen “Ujqit” e Maqedonisë së Veriut si trajnohen bashkë me forcat amerikane në misionin zbulues-sulmues. “Ujqit” janë incizuar në trajnimin e procedurave me helikopterët amerikan UH-60 Blekho.

This slideshow requires JavaScript.

“Ne jemi përfaqësuesit e Batalionit të forcave speciale, vijmë nga Maqedonia e Veriut dhe këtu jemi tanimë disa herë, në disa rotacione të trajnimit “Combined Resolve XV”. Vlera e këtij trajnimi është integrimi i interoperativitetit me anëtaret tjera të NATO-s. Jemi krenarë që jemi anëtarë të NATO-s”, thotë oficeri nga RMV nga radhët e “Ujqve”, Batalioni për qëllime speciale.

“Emrat dhe fytyrat e oficerëve janë të mbuluara për arsye sigurie”, thonë nga NATO.

“Përfitimi nga trajnimi dhe integrimi i forcave për operacione speciale nga shumë vende në kësi trajnimi është ajo që përbën skenarë në të cilën mundemi të trajnojmë mbrojtje kolektive. Nëse ndonjëherë do të duhet që patjetër të bashkojmë forca të ndryshme aleate, nuk do të jetë hera e parë që kalojmë nëpërmjet të gjitha sistemeve dhe procesve që patjetër duhet t’i zbatojmë në operacione e mjedisit multuinacional. Kjo është mundësi e jashtëzakonshme jo vetëm që t’i lidhim forcat ndërkombëtare me partnerët amerikanë, por edhe të lidhemi mes vete. Por edhe me vendet partnere, dhe të shohim se si i zgjidhin problemet dhe punojnë bashkë”, thotë oficeri i forcave speciale amerikane “beretat e gjelbra”.

Ky trajnim mbahet në Gjermani, nën udhëheqjen e SHBA-së dhe ka filluar më 1 shkurt dhe do të mbarojë më 5 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button