Ish presidenti Amerikan pritet të hap një rrjet social

Në Janar të 2021 shumë rrjete social dëbuan ish presidentin Amerikan Donald Trump, raporton PCW. Në muajin shkurt lajmet se ish presidenti mund të lançonte rrjetin e tij social filluan të qarkullonin. Po sa është e vërtetë?

Gjatë kohës së tij në median sociale Trump ishte aktiv dhe shpeshherë kishte shprehur pakënaqësi në lidhje me disa prej tyre. Megjithatë i shërbyen mjaft mirë për të arritur ndjekësit e tij.

Por a është Trump duke menduar lançimin e një platforme të medias sociale? Nëse po kush do ti bashkohej?

Në Shkurt Sky News Australia raportoi se Trump ishte duke elaboruar këtë mundësi. Këshilltari i lartë i ish presidentit kishte thënë se ekziston një shans i lartë që Trump të lançoi një platformë të re.

Po sipas ka mundësi që të jenë diskutuar edhe emra brendesh por nuk dha sugjerime kush mund të jenë. Që kur u dëbua nga platformat e mëdha, Trump nuk ka një platformë ku ai mund të shprehë opinionet e tij. Twitter i ka mbyllur llogarinë përgjithnjë dhe ka qenë një prej rrjeteve sociale më të përdorura prej tij.

Ai është dëbuar nga Facebook, Instagram madje edhe Snapchat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button