RMV, shkuan në burg familjarët e Almirit për të mbajtur dënimin prej 6 deri 9 muaj burg

Të dënuar për dhunë ndaj vëllezërve Iliq, të cilët atë ditë goditën për vdekje 4 vjeçarin Almir Aliu, tre familjarë të Almirit duhet të mbajnë dënim prej 6 deri 9 muaj burg, transmeton Portalb.mk.

Pas ankesave nga familjarët dhe avokati i tyre për shtyrje të mbajtjes së dënimit, Alsat raportoi që sot janë paraqitur të dënuarit e familjes Aliu në hapësirat e burgut të Kumanovës. Në mesin e të dënuarve është edhe babai i Almirit, Sedati, i cili është i dënuar me 6 muaj burg, derisa dy familjarët tjerë me 9 muaj.

Gjatë javës në burg për mbajtjen e dënimit është paraqitur edhe Boban Iliq, i dënuar me katër vjet burg, për krimin e kryer më 25 qershor 2016, duke e goditur për vdekje me veturë katër vjeçarin Almir Aliu.

Në lidhje me zhvillimet e fundit për këtë rast gjyqësor, kanë reaguar partitë opozitare shqiptare dhe qytetarët, duke organizuar edhe protesta, si më 22 shkurt, përpara Gjykatës Themelore të Kumanovës dhe 26 shkurt në Shkup.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njëjti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lënda shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila e ktheu prej në nga e para për shkak të shkeljeve që ishin bërë në procedurë. Gjykata Themelore e Kumanovës sërish me të njëjtat dënime i dënoi të akuzuarit. Lënda shkoi sërish në Apel, ku tani kjo Gjykatë ndërroi mendje dhe për dallim prej herës së parë, Iliqit ia uli dënimin prej 6 në 4 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button