Kurti në Shqipëri për të prezantuar kandidatët e VV-së në zgjedhjet e Prillit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ndodhet në Tiranë për të prezantuar 3 kandidatët e degës së partisë së tij në Shqipëri të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit, raporton VOA.

“Ne dëshirojmë që Shteti shqiptar të mos ketë korrupsion, të mos ketë krim, të ketë drejtësi, të ketë punësim, të luftojmë varfërinë, të ketë gjithëpërfshirje sociale, që shteti të mos jetë për dikë nënë e dashur e për dikë njerkë e hidhur, e gjithashtu të ketë dhe qytetari aktive dhe shembulli I Vetëvendosjes është shumë i mirë për këtë”, tha zoti Kurti, në krah të zotit Boiken Abazi, kandidat i Vetëvendosjes në Tiranë. Dy përfaqësues të tjerë të Vetëvendosjes në Shqipëri do të kandidojnë në Lezhë dhe Gjirokastër.

Në cilësinë e drejtuesit të qeverisë së ardhshme të Kosovës, zoti Kurti tha se do të jetë kryeministri që do të vendosë marrëdhëniet më të mira mes Tiranës dhe Prishtinës, që pas luftës.

Ai theksoi se është e domosdoshme që bashkëpunimi mes dy vendeve “të kalojë nga marrëveshjet e shkruara në zbatimin konkret të tyre, që të ndryshojmë jetën e qytetarëve shqiptarë në të dy anët e kufirit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button