Për përleshje me armë zjarri në Shkup, paraburgim për shtetasin nga Kosova, ndërkohë lirohet tjetri

Paraburgim prej 48 orëve është kërkuar për një shtetas nga Kosova, si i dyshuar për përfshirje në një përleshje me armë që ka ndodhur në fillim të muajit në Shkup, duke shkaktuar plagosjen e një shkupjani, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike – Shkup, deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën themelore penale – Shkup ka dorëzuar propozim për shqiptim të paraburgim afatshkurtër prej 48-orësh ndaj një personi, shtetas i Kosovës. Propozimi i prokurorisë është pranuar dhe personit me vendim iu është shqiptuar paraburgim afatshkurtër prej 48 orësh”, raportojnë nga Prokuroria.

Në lidhje me rastin e njëjtë, Prokuroria njoftoi që është liruar në mungesë të fakteve një i dyshuar, gjithashtu shtetas i Kosovës. Raportohet që gjatë këtij incidenti, është gjuajtur me armë zjarri nga vetura pa tabela Golf 5 në drejtim të veturës me tabela të Shkupit, Mercedes, drejtuar nga një qytetar i Sfillares së Epërme-Shkup.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button