Nuredini: Nëse Parlamenti e miraton propozimin për Malin Sharr, RMV do të ketë Parkun e parë Kombëtar që nga pavarësia

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në konferencën e sotme për shtyp informoi në lidhje me Projektligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si zonë e mbrojtur në kategorinë II – park kombëtar, përgatitur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe që dje u miratua nga qeveria e RMV-së.

Siç theksoi ministri Nuredini, nëse Asambleja mbështet dhe miraton këtë propozim, vendi ynë do të fitojë  parkun e parë kombëtar që nga shpallja e pavarësisë, që do të thotë se sipërfaqja totale e zonave të mbrojtura në nivelin kombëtar do të jetë 13.2% nga gjithë  territori .

“Nisma për mbrojtjen e pjesës maqedonase të Malit Sharr në nivelin institucional daton që nga viti 1994 dhe me kalimin e viteve janë bërë shumë përpjekje nga ekspertët, bashkësia ndërkombëtare, sektori i OJQ-ve, me shumë përpjekje të pasuksesshme për të shapllur, për të arritur sot – një hap më afër shpalljes”, deklaroi Nuredini, duke potencuar se nevoja për të mbrojtur këtë thesar buron nga bukuritë natyrore specifike, flora dhe fauna e pasur dhe endemike, gjeodiversiteti, tiparet hidrologjike, vlerat e peizazhit  dhe karakteristikat unike të Malit të Sharrit, të cilat njihen edhe në nivelndërkombëtar”.

Si fakte dhe përfitime kryesore nga mbrojtja e Malit Sharr Nuredini përmendi:

  • Nevoja për mbrojtjen e natyrës së pasur dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore është thelbësore, sepse në Malin e Sharrit ekziston biodiversiteti që është thelbësor nga një aspekt kombëtar, por është gjithashtu i një rëndësie të BE-së, identifikuar si zonë Natura 2000, dhe ne kemi një detyrim për ta mbrojtur atë në përputhje me konventat ndërkombëtare, por edhe si kërkesë nga Komisioni Evropian për përfaqësimin e zonave të mbrojtura.
  • Të gjithë fshatrat malorë përfshihen në kufijtë e PK të Malit Sharr në mënyrë që të sigurojnë trajtim dhe mundësi të barabarta për zhvillimin e tyre në të ardhmen, me çka numri I fshatrave të mbuluar arrin  30, dhe territori i mbrojtur 62,705 hektarë.
  • Fshatrat janë të vendosura në zonën e përdorimit të qëndrueshëm, e cila propozohet me kujdes për të mundësuar funksionimin e qetë të njerëzve në vendbanimet në të gjithë territorin e parkut.
  • Në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i pandërprerë i qendrës për skijim  Kodra e Diellit, u mor parasysh Master Plani për zhvillimin e Kodrës së Diellit, si dhe turneve tashmë ekzistuese të kryera nga kompanitë vendase dhe sigurohet një rrip i mbrojtjes  rreth qendrës për skijim, i cili do të sigurojë ekuilibër midis mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të formave të ndryshme të turizmit brenda kornizve të parashikuara.
  • Gjithashtu, bashkëpunimi ndërkufitar do të zhvillohet, sepse kjo zonë do të jetë vazhdim i Parkut Kombëtar tashmë ekzistues në Kosovë “Malet e Sharrit”, dhe kjo e tërë lidhet natyrshëm me PK “Mavrovo”, si dhe me parkun e natyrës Korab-Koritnik në Shqipëri, së bashku do të formonin një nga zonat më të mëdha ndërkufitare të mbrojtura ndërkombëtarisht.
  • Përveç ruajtjes së burimeve natyrore, shpallja e Sharrit për park kombëtar nënkupton zhvillimin socio-ekonomik përmes investimeve për rritjen e standardit, infrastrukturës, zhvillimit të turizmit, bujqësisë organike dhe shërbime të tjera të ekosistemit.
  • Përforcimi i markës “Sharri” – Si rezultat i etiketës “Parku Kombëtar”, Mali Sharr i yni do të përjetojë njohje dhe popullaritet rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar në shumë nivele, por mbi të gjitha me qëllim të drejtim të rritjes së turistëve.
  • Kategoria e parkut kombëtar deklarohet nga një ligj që i përcakton kufijtë, zonat, emrin dhe kështu me radhë, por çështjet kryesore rregullohen në Ligjin për Natyrën dhe strukturën e menaxhimit.
  • Për menaxhimin e parkut kombëtar, Qeveria do të duhet të krijojë  Institucion Publik Parku Kombëtar brenda 3 muajve nga miratimi i Ligjit, për të cilin sigurohen fondet  nga Buxheti.
  • Do të krijohet një shërbim roje për të zbatuar mbrojtjen.
  • Aktivitetet specifike të ndaluara dhe të lejuara në zonë do të rregullohen në Planin e Menaxhimit, i cili miratohet brenda një viti nga miratimi i ligjit dhe për të cilin fondet dhe ekspertët ndërkombëtarë janë siguruar tashmë nga IUCN, përmes UNEP, i cili do të punojë në terren, me popullsinë lokale, me subjektet ekonomike, për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Plani është kryer gjithashtu përmes debateve publike, dhe do të mundësojë një proces gjithëpërfshirës për të gjithë palët e interesuara.Në fund, Ministri Nuredini, njoftoi se Qeveria, në seancën e djeshme, mori një Vendim, për deri sa zgjatë procedura e miratimit të Ligjit në Kuvend, Mali Sharr të vendoset nën mbrojtje të përkohshme, në mënyrë që të parandalojë Vendimet e reja për dhënien e koncesioneve në territorin e zonës. Vendimi duhet të përgatitet dhe dorëzohet në dy javët e ardhshme.Në pyetje e parashtruar në lidhje me mundësinë e ndërtimit të HEC-eve të reja në zonën e mbrojtur, ministri Nuredini informoi se HEC-et që janë ndërtuar do të vazhdojnë të punojnë me inspektime dhe kontrolle të intensifikuara, ndërsa ata të cilat janë dhënë dhe nuk janë ndërtuar, do të ketë një periudhë prej një viti që Qeveria të negociojë mundësinë e tërheqjes së investitorëve ose të përfundojnë ndërtimet, në mënyrë që të shmangen implikimet e mëdha fiskale në lidhje me përfundimin e kontratave. “Vendime të reja për koncesione nuk do të ketë” theksoi Nuredini.

LEXO: Qeveria e miratoi projekt-ligjin, edhe një hap për shpalljen e një pjese të Malit Sharr park kombëtar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button