RMV, këtë muaj do të fillojë pastrimi dhe mbyllja e 77 deponive në rajonin lindor dhe verilindor

Ka përfunduar zgjedhja e dy kompanive që do të bëjnë mbikëqyrjen dhe gjatë këtij muaji do të fillojë pastrimi i deponive jo adekuate dhe mbeturina në rajonin lindor dhe verilindor të planifikimit, informuan për Meta-n nga Ministria e Ekologjisë, transmeton Portalb.mk.

Në 18-të komunat e kësaj pjese do të pastrohen 70 deponi të egra dhe 7 nga deponive aktuale komunale jo standarde, për çka veç më janë zgjedhur dy kompani nga Gjermania dhe Turqia. Ata në periudhën e ardhshme do të duhet të punojnë ndaras për pastrimin e mbeturinave në dy rajonet e planifikimit.

Nga ministria informuan se komunat dhe ndërmarrjet publike komunale në të ardhmen do të kenë kompetenca të qarta çfarë të bëjnë me lokacionet që do të pastrohen nga mbeturinat.

Në këtë mënyrë, një herë në vit ndërmarrjet publike do të duhet të bëjnë monitoring të ujërave nëntokësor dhe kontroll vizuale të terrenit, të mirëmbajnë rrethoren dhe kanalin për ujëra atmosferik të deponisë së mbyllur. Dy herë në vit ato do të jenë të obliguar të bëjnë prerje të barit dhe mbikëqyrje topografike në raport me rënien e hapësirës së deponisë dhe stabilitetit të mbulesës.

“Ndërmarrja publike është e obliguar që të kontrollojë rregullisht dhe të ndërmerr masa për parandalim të gjenerimit të mbeturinave të deponive të tjera të cilat janë të rehabilituara me largimin e mbeturinave”, thuhet në përgjigjen e ministrisë, në pyetjen se si do të parandalohet në të ardhmen hedhja e mbeturinave të mëtejme nga qytetarë të pandërgjegjshëm në këto lokacione.

Mbyllja e deponive në rajonin malor lindor dhe verilindor do të zhvillohet në dy faza. Në rajonin lindor janë regjistruar 12 deponi joadekuate komunale dhe 72 deponi të egra, ndërsa në rajonin verilindor ka gjashtë deponi komunale jostandarde për pastrim dhe 32 deponi të egra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button