Me kërkesë të kryeministrit Zaev, Kuvendi votoi për votëbesimin e Qeverisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka kërkuar sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut votëbesimin e Qeverisë. Pas pauzës, në Kuvend u votua për votëbesimin e Qeverisë, ku 62 deputetët e konfirmuan mbështetjen për vazhdimin e funksionimit të Qeverisë, derisa deputetët tjerë nuk ishin prezent, ashtu që kundër dhe të përmbajtur nuk pati, transmeton Portalb.mk.

“Lajmet e rreme dhe bllokadat krijojnë pasiguri politike. Unë nuk do ta lejoj këtë, andaj edhe kërkoj votëbesim për Qeverinë. Hidheni në rend të ditës dhe të shohim se ku jemi”, deklaroi Zaev para votimit në Kuvend.

Ai theksoi që përmes këtij votimi do të qartësohet se kush sa numra ka në Kuvend.

Në rast se Qeveria do të humbte votëbesimin, kryeministri Zaev do te duhej të jepte dorëheqje.

Ndryshe, më 30 gusht të vitit 2020, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në orët e mbrëmjes, me 62 vota “për” dhe 53 “kundër” u votua Qeveria Zaev 2, pasi deputetët shqyrtuan propozimin për përbërjen e qeverisë së re në krye me mandatarin Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button