VMRO – DPMNE dorëzoi propozim ligj për anulimin e ligjit për regjistrim

Të gjitha faktet dhe argumentet flasin se pushteti përgatit falsifikatë politik dhe regjistrim të rremë dhe jo relevant dhe për këtë si grup parlamentar i VMRO – DPMNE-së, sot në Kuvend kemi dorëzuar propozim ligj për ndërprerjen e vlefshmërisë së ligjit për regjistrim, me procedurë urgjente, informoi sot deputetja e VMRO – DPMNE-së, Ivanka Vasilevska, transmeton Portalb.mk.

Sipas opozitës, Qeveria nuk ka dashur të debatojë për regjistrimin por “nga operacioni i rregullt dhe statistikor ka bërë operacion politik për Pazar, vardisje dhe kthim të borxheve të koalicionit”.

“Vërejtjet tona të qëndrueshme dhe indikacionet e përditshme për mangësi të këtij ligji kanë qenë dhe akoma janë: Keqpërdorim i flamurit evropian dhe vlerave evropiane dhe mundësia e shkurtuar për debat profesional dhe të gjerë, mungesë e konsensusit nga të gjitha partitë politike, metodologji problematike dhe e paqartë për zbatimin e regjistrimit, sistem jofunksional dhe i pasigurt për evidencë elektronike të diasporës dhe tajming i gabuar për mbajtjen e regjistrimit, edhe pse shumë vende evropiane për shkak të krizës së Covidit kanë prolonguar regjistrimit për një vit”, deklaroi deputetja Vasilevska.

Ajo tha se, VMRO – DPMNE nuk është kundër regjistrimit të popullsisë, por siç tha, kundër “regjistrimit të rreme dhe të kurdisur”.

Nga Qeveria dhe nga LSDM disa herë kanë potencuar se, akuzat e opozitës në lidhje me regjistrimin janë të pabaza dhe se regjistrim do të ketë.

Faza e parë e regjistrimit ka filluar para disa ditëve dhe përmes aplikacionit të posaçëm tash më po zhvillohet faza e parë për regjistrim të shtetasve maqedonas jashtë vendit.

Në fazën e parë do të regjistrohen personat të cilët janë jashtë vendit gjatë regjistrimit, në shërbim të ushtrisë, në institucionet ndëshkuese dhe korrektuese, personat të cilët janë në shërbim në përfaqësitë diplomatike-konsullore të vendit tonë dhe anëtarët e familjes së tyre që qëndrojnë me ta, si dhe të pastrehët.

Faza kryesore e regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe apartamenteve në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë se Veriut do të fillojë në 1 prill 2021, në 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 21 Prill 2021, në orën 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button