Është zgjidhur defekti në ujësjellësin, nga sot pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Tetovë

Nga sot pritet të normalizohet furnizimi me ujë në qytetin e Tetovës, kjo për shkak se punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Tetova” kanë përfunduar punët për sanimin e defektit në linjën e Leshnicës. Shaqiri nga kjo ndërmarrje potencoi se sot pritet që të hiqet restrikcioni i ujit nga ora 15:00 deri në 18:00 dhe gradualisht situata me ujin të rikthehet si në të kaluarën, shkruan Portalb.mk.

Sot është dita e 9 nga kur qytetarët e Tetovës kanë hasur me problemin e mungesës së ujit për pije dhe për nevoja tjera elementare, Lulzim Shaqiri nga NPK “Tetova” theksoi se pritet që sot të normalizohet situata me ujin, nga çka, veçse janë lëshuar 50 litrat e para nga sistemi i ri i sapo vendosur.

“Pas vendosjes së gypit i cili është i gjatë 60 metra dhe i madh fi-500, janë lëshuar 50 litrat e para si ujë nga sistemi i ri i furnizimit. Gjatë 20 orëve të ardhshme do të lëshohen edhe sasi më të mëdha të ujit me qëllim që të mos mbingarkohet sistemi. Kur do të arrije dhe do të rritet sasia e ujit në rezervuare, do të kemi bazë për të zvogëluar restrikcionet. Presim që sot të hiqet restrikcioni nga 15 deri në ora 18” tha Lulzim Shaqiri, nga NPK “Tetova”.

Ndryshe, me datë 23 shkurt për shkak të rrëshqitjes së dheut kishte shpërthyer tubi i sistemit të ri të ujësjellësit me të cilin Tetova furnizohet me ujë të pijshëm. Pas kësaj, qytetarët e Tetovës u përballën me mungesë të ujit dhe restrikcione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button