Hapja e vazhdueshme e kazinove është problem për qytetin e Tetovës, flet studentja Besjana Izairi

Në Tetovë duhet të ketë sa më shumë vende të lira të punës që të rinjtë mos migrojnë jashtë vendlindjes së tyre, ishte sugjerimi i studentes Besjana Izairi në temën e Portalb-it me titull “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë”. Ndërkaq, sipas saj një problem për Tetovën është hapja e vazhdueshme e kazinove që hasen në çdo cep të qytetit.

“Ajo se çfarë dua unë në qytetin e Tetovës është që të ketë sa më shumë vende të lira të punës që të rinjtë mos migrojnë jashtë vendlindjes së tyre, ndërsa ajo se çfarë nuk dua në qytetin e Tetovës është padyshim hapja e kazinove që po ndodhin kudo nëpër qytet”- theksoi Besjana në videon e saj.




Të rinjtë kanë nominuar njëri tjetrin dhe çdonjëri ka dhënë sugjerimin e tij për këtë temë në lidhje me qytetin e Tetovës ndërsa, Besjana ishte e nominuara e fundit. Ndërkaq, për të parë sugjerimet e studentëve të tjerë mund të klikoni në linqet më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button