Një çift nga Manastiri është kthyer nga Zanzibari me koronavirus, AShAM do të shqyrtojë nëse bëhet fjalë për llojin e Afrikës së Jugut

Një 65-vjeçar nga Manastiri, i cili më parë kishte qëndruar me gruan e tij në Zanzibar, Afrikë, me test pozitiv të koronavirusit nga e hëna është hospitalizuar në spitalin e Strugës për Nefrologji, njofton Portalb.mk.

“Insistuam që ta dërgojmë në spitalin” 8 Shtatori “në Shkup, por ata u përgjigjën se nuk kanë vend. Akoma nuk kanë thirrur për pranimin e pacientit. Edhe sot do të dërgoj mesazh. Nuk mund ta lëmë atë pa kujdes mjekësor “, tha drejtori i Spitalit të specializuar për Nefrologji – Strugë, Aleksandar Poposki.

Dy ditë para se të ktheheshin nga Zanzibari, Tanzani, shfaqën simptoma të kovidit. Burriështë hospitalizuar në spitalin e nefrologjisë në Strugë me dëmtime në veshka, kurse gruaja është hospitalizuar në Shkup.

“Pacienti është pranuar të hënën në mbrëmje. Kur e pranuam, nuk kishim asnjë informacion se ku kishte qëndruar më parë. Kolegia nga Manastiri na informoi se ishte pozitiv me kovid dhe se vlerat e dëmtimit të veshkave ishin të larta. Na njoftuan se nuk kishte vend në Shkup, nuk e pranuan dhe ne vendosëm ta pranojmë”, tha Poposki.

Nga spitali i Strugës thonë se do të dërgojnë materiale për të përcaktuar llojin e virusit.

“Nesër do t’i dërgojmë materialet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, të shihet a bëhet fjalë për llojin e virusit afirikano-jugor. Për një ose dy ditë do ta dimë. Pacienti aktualisht është stabil, tani për tani është pa dializë, por do ta monitorojmë gjendjen e tij”, thotë Poposki.

Pacienti është i izoluar në një dhomë të veçantë spitalore. Gjysma e personelit mjekësor, nga gjithsej 210 e kanë kaluar koronavirusin. Rreth 20 janë në pritje të thirrjes për të marrë vaksinën Pfizer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button