Punuan-s’punuan, shpenzimet rrugore të deputetëve për 5 muaj kanë arritur deri 120.000 euro

Nga 120 deputetë në Kuvend, 75 prej tyre kanë marrë gjithsej 122.000 euro kompensim për shpenzime rrugore nga konstituimi në gusht vitin e kaluar, deri më 1 shkurt të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Kjo përbërje e deputetëve, për shkak të pandemisë por edhe të vështirësive për të siguruar kuorum të shumicës së ngushtë qeveritare, nuk punon si duhet. Seancat dhe miratimi i ligjeve janë të rralla. Megjithatë edhe me këtë ritëm të ngadaltë, të dhënat nga gjysmëvjetori i parë në lidhje me shpenzimet e përllogaritura rrugore, tregojnë që shuma deri në fund të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare do të arrijë deri në një milion euro, faktikisht, sikur edhe përbërjet e mëparshme parlamentare.

Startin më të mirë të shpenzimeve rrugore të evidentuara për 5 muaj e ka Dajanço Eftimov nga VMRO-DPMNE, nga Vasileva, i cili në bazë të këtij zëri nga Kuvendi ka marrë 4.870 euro. Menjëherë pas tij është kolegu Surija Rashidi nga Radolishta e Strugës, deputet i partisë Aleanca për shqiptarët, me kompensim prej 4.777 euro.

Për periudhën e njëjtë, Petar Risteski nga VMRO-DPMNE i cili vjen nga Prilepi, ka marrë 4.092 euro. Më tej, e radhës në listë është bashkëpartiakja e tij Jadranka Pockova nga Strumica, me 3.968 euro të përllogaritura për shpenzime rrugore.

Në listë, sipa të dhënave që i morri SAKAMDAKAZHAM.MK nga Kuvendi për Ligjin për qasje të lirë tek informatat me karakter publik, pason deputetja e BDI-së Arbana Pasholli nga Dibra, e cila deri më 1 shkurt ka inkasuar 2.633 euro për shpenzime rrugore. Pastaj është Angelina Petkova nga VMRO-DPMNE, me 3.538 euro shpenzime rrugore me automjet personal. Pas saj është socialdemokratja, Sonja Mihaillovska nga Dellçeva me 300 euro më pak. Kolegu i saj nga LSDM, Panço Minov është diku afër shumës që ka marrë Mihaillovska, me 3.189 euro për periudhën e njëjtë.

Deputetja Dragica Gjavoçanova nga LSDM, prej Gjevgjelie ka arkëtuar 3.018 euro, ndërsа bashkëpartiakja nga Resnja, Beti Rabaxhievska-Naumovska, 2.791 euro kompensim për shpenzimet rrugore që i ka bërë deri në Kuvend dhe kthim.

Lolita Ristova nga LSDM për shpenzimet e udhëtimit nga Negotina ka arkëtuar 2.387 euro, ndërsа afër me këtë shumë është edhe bashkëpartiakja Zhaklina Llazarevska, e cila ka inkasuar 2.369 euro.

Zoranço Jovançev nga VMRO-DPMNE nga Kavadarci, ka marrë 2.568 euro. Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE, e cila vjen nga Gostivari, ka arkëtuar 2.435 euro.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, nga Shtipi prej konstituimit të Kuvendit në gusht deri më 1 shkurt ka marrë 2.245, kurse koordinatori i LSDM Jovаn Mitreski nga Struga, 1.683 euro për shpenzime rrugore.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mirçe Axhioski nga Struga, për 4 muaj nga Kuvendi ka arkëtuar 2.109 euro.

Nga fillimi i shkurtit deri dje, të zgjedhurit e popullit thuajse aspak nuk kanë punuar. Nuk ka pasur seanca, përveç asaj për pyetje deputetësh javën e kaluar.

Shpenzimet rrugore për deputetët janë zvogëluar për 30% që në mandatin e përbërjes së mëparshme parlamentare. Megjithatë edhe me zvogëlimin, deputetët-rekorderë kanë arritur deri 47.000 euro shpenzime rrugore totale për 4 vite jo të plota ushtrim efektiv të funksionit – deputet. I tillë ishte shembulli i Alija Kamberovski, ndërsa pas tij ishin deputetët aktual Rabaxhievska-Naumovska me 45.000 euro dhe Rashidi me 42.000 euro shpenzime të përgjithshme rrugore për mandatin e kaluar parlamentar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button