Në Shkup janë hapur tre eko-zona me mbushës për telefonin me energji diellore

Kopshtin zoologjik, sheshi “Jadran” në qendër të qytetit dhe Parku “Shopen” në Komunën e Kisella Vodës janë tre eko-zonat e para “Go Green” në Shkup. Këto kënde ekologjike u ofrojnë kalimtarëve një vend ku mund të karikojnë telefonët ose tabletët e tyre me energji diellore, internet falas, si dhe sensorë të cilësisë së ajrit. Ata gjithashtu kanë ulëse “të mençura” ku do të mund të ulen, ndërsa janë të pasuruar gjelbërim dhe kosha për përzgjedhjen e mbeturinave, njofton Portalb.mk.

Eko-zonat “Go Green” u hapën dje në prani të ambasadores së Zvicrës, Sibil Suter, ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, drejtorit të Qendrës për Zhvillim të rajonit planifikues të Shkupit, Ljupço Kec Mickovski dhe Gorjan Nacevski nga “Go Green”.

Foto: Go Green
Foto: Go Green

“Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit midis sektorit publik dhe shoqërisë civile. Është interesante që ulësja e re e mençur i fton njerëzit të ulen, të mbushin telefonët e tyre dhe të kontrollojnë cilësinë e ajrit”, tha ambasadorja zviceran Sybil Stuer.

Zonat, sipas aktivistëve të “Go Green”, janë vendosur në këto vende që të arrijë tek më të rinjtë dhe të aktualizojë çështje për ndryshimet klimatike, cilësinë e ajrit, energjinë diellore dhe riciklimin e lëndëve sekondare të papërpunuara.

“Qëllimi i projektit është të krijojë eko-inovacion me të cilat fo të arrijë te të rinjtë në veçanti, për t’u treguar atyre se si përdoren burimet e ripërtëritshme të energjisë, veçanërisht për aktivitetet e përditshme”, tha Gorjan Nacevski.

Krijimi i zonave të gjelbëra është bërë i mundur përmes projektit “Zhvillim rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ” nga agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, implementuar nga rajoni planifikues i Shkupit dhe shoqata “Go Green”, mbështetur nga Komuna Qendër dhe Fondi hebre i Holokaustit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button