Tërmet prej 5.9 ballë në Greqi, u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me madhësi 5.9 ballë sipas Rihterit ka goditur Greqinë dhe u ndje edhe në pjesët jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të EMSC-së, tërmeti u regjistrua në orën 11:16.

EMSC

Qytetarët në rrjetet sociale thonë se lëkundjet kanë zgjatur më shumë sekonda.

Ndërkohë nga Rrjeti telemetrik sizmik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë se kanë regjistruar një seri tërmetesh, epiqendrat e të cilave kanë qenë 26 km në jug të Shkupit në Republikën fqinje të Greqisë.

“Sipas të dhënave të deritanishme, nga seria e tërmeteve, tërmeti më i fuqishëm është ndjerë në orën 11:16, me madhësi lokale Rihter ML6,3, në të gjithë territorin e Maqedonisë, posaçërisht në katet më të larta me intensitet III -IV gradë sipas shkallës makrotizmike evropiane”, thonë nga Rrjeti sizmik i RMV-së.

Nga ana tjetër pak më herët, edhe Kroacia është goditur nga një tërmet i shkallës 4.2 ballë sipas Rihterit. Nga mediat kroate është bërë e ditur se është goditur qyteti Glina.

Tërmeti është regjistruar në orën 5:37 minuta dhe është i radhës që ka shqetësuar kroatët në javët dhe muajt e fundit.

Jo shumë larg Glinës, në Petrinje, më 9 janar ndodhi një tërmet shkatërrues për qytetin. Nga kjo kohë e deri tash, në Kroaci janë shënuar lëkundje të vazhdueshme të tokës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button