Simovski: Qasja përmes aplikacionit VPN regjistrohet dhe ruhet si provë për ndërhyrje në sistem

Pretendimi se shumë qytetarë janë regjistruar përmes përdorimit të VPN aplikacionit është jorealist, pasi ajo regjistrohet dhe ato të dhëna nuk shkojnë në bazën ku ruhen të dhënat e personave të regjistruar nga jashtë, por identifikohen dhe ruhen si prova për ndërhyrje në sistem, shpjegoi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski në një bisedë për TV Sitel, njofton Portalb.mk.

Me vetë hyrjen në ueb-faqen për vetë-regjistrim, theksoi Simovski, personat paralajmërohen dhe pajtohen me kushtet, për çka edhe mbajnë përgjegjësi.

Ai theksoi se këtu ka edhe keqpërdorim të të dhënave personale, pasi ai i cili po përpiqet të përdor numrin më të dikujt tjetër, gjegjësisht nëse nëse ndërhynë me numrin e tij amë mund të gjendet lehtë dhe të mbajë përgjegjësi.

Të dhënat e fundit, sipas Simovskit, janë se dje në ora 10 ka 11.149 kyçje në bazën e të dhënave, por kjo nuk do të thotë aplikim i kompletuar, pasi në këtë kohë askush nuk ka autorizim të hyjë në bazën e të dhënave për ta kontrolluar atë.

Lidhur me mundësinë që regjistrimi i të gjithë qytetarëve të bëhet përmes aplikacionit në internet, Simovski thotë se në një rast të tillë operacioni i regjistrimit do të ishte shumë i thjeshtë dhe nuk do të kushtonte asnjë qindarkë, megjithatë ne si shtet ende nuk kemi një regjistër adresash.

“Në regjistrim, pika fillestare është adresa e vendbanimit, përkatësisht vendi i banimit dhe këtu fillojnë të gjitha proceset. Ky është problemi kryesor, që nuk kemi regjistër funksional adresash. Agjencia për kadastër po punon në krijimin e një regjistri të tillë dhe ka mjaft përparim, por nuk është implementuar në terren”, deklaroi Simovski.

Në vend, theksoi ai, të paktën një e treta e popullsisë nuk jeton në adresën e shkruar në letërnjoftim.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi, i cili do të fillojë më 1 prill. Pikëpamjet e qeverisë dhe opozitës mbeten të pandryshuara – të parët pretendojnë se shteti organizon regjistrimin sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, se është i domosdoshëm për vendin dhe në interes të të gjithë qytetarëve, ndërsa të dytët, se nuk është sipas standardeve statistikore , pasi siç thonë ata, ekziston mundësia e abuzimit. Problem shtesë për opozitën është që po zbatohet në kushtet të pandemisë. Tani për tani, vlerësimi i institucioneve kompetente është se përgatitja dhe fillimi i regjistrimit po zhvillohet në rendin më të mirë sipas rregullave dhe protokolleve të përshkruara nga institucionet kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button