Francë, që nga viti 1950 mbi 10 mijë fëmijë janë abuzuar nëpër kisha

Komisioni për Hetimin e Abuzimit Seksual në Kisha (CIASE) njoftoi se në Francë që nga viti 1950 mbi 10 mijë fëmijë janë abuzuar seksualisht nëpër kisha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat në raportin e paraqitur nga kreu i CIASE-s, Jean Marc Sauve, u morën nga arkivat dhe dëshmitë e ndryshme.

Në raportin në të cilin u mblodhën deklaratat e 6.500 personave nga komisioni i hetimit, gjithashtu u përfshinë të dhëna mbi viktimat që humbën jetën dhe për ata që u abuzuan seksualisht e që nuk donin të flisnin.

Në raport thuhet se më shumë se 10 mijë fëmijë në vend kanë qenë viktima të priftërinjve pedofilë që nga viti 1950.

Kur CIASE u krijua në vitin 2018, u theksua se viktimat e abuzimit mund të ishin rreth 3 mijë.

Sauve në qershor tha se numri i priftërinjve pedofilë mund të jetë më shumë se 1.500.

Ndërkaq, versioni përfundimtar i raportit do të publikohet në tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button