Deri në fund të këtij muaji, duhet të fillojë pastrimi i deponisë së vogël me lindan në OHIS 

Më së voni deri në fund të këtij muaji, do të fillojë pastrimi i deponisë së vogël me lindan në oborrin e OHIS-it, njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor. Në ndërkohë, do të sigurohen të gjitha aprovimet dhe lejet për punën në terren dhe do të duhet të miratohet Plani i Rehabilitimit. Në gjashtë deri në nëntë muajt e parë, sipas vlerësimit të Ministrisë, do të mund të hiqen një pjesë e deponisë ose rreth 700 ton dhe i ndotur me HCH, si dhe mbetjet e pastra HCH, njofton Portalb.mk.

Pastrimi do të kryhet nga kompania greke “Polieco”, e cila u zgjodh me tender ndërkombëtar. Dekontaminimi i mbetjeve historike nga OHIS-i, por vetëm nga deponia e vogël, kryhet në kuadër të projektit “Heqja e barrierave teknike dhe ekonomike për fillimin e aktiviteteve për pastrimin e vendeve të ndotura me α-HCH, β-HCH dhe γ-HCH ( lindane) në OHIS ”, aprovuar nga Facility Global Environment Facility (GEF) dhe zbatuar përmes UNIDO. “Polieco” do të jetë përgjegjës për pastrimin e lindanit dhe trajtimin jashtë vendit.

“Kompania ‘Polieco’ tashmë ka paraqitur Plan për Rehabilitimit, i cili është shqyrtuar nga ana e një firme ndërkombëtare konsultuese e angazhuar nga UNIDO dhe shërbimet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Janë dorëzuar edhe komentet dhe vërejtjet, kurse ndërkohë, kompania rishikoi Planin e Rehabilitimit në përputhje me ato vërejtje dhe pas tre herë rishikimi i njëjti u paraqit në Ministri. Pas marrjes së pëlqimit dhe lejeve në përputhje me Konventën e Bazelit për transport të mbetjeve të rrezikshme, ‘Polieco’ do të mund të fillojë aktivitetet përgatitore në terenet e nevojshme për pastrimin e sigurt të lindanit”, informojnë nga Ministria.

Me pastrimin e deponisë së vogël të lindanit, problemi i ndotjes në zonën e OHIS-it do të zvogëlohet, por nuk do të zgjidhet plotësisht. Do të mbetet edhe deponia e madhe, por edhe dy pika të nxehta potenciale, njëra në oborr dhe tjetra jashtë fabrikës. Na Ministria thonë se një nga qëllimet kryesore të projektit është të sigurojë qëndrueshmërinë e të gjithë operacionit të pastrimit deri në eliminimin përfundimtar të mbetjeve HCH në OHIS. Për atë arsye, ata po punojnë në mënyrë aktive për mundësi të reja dhe negociata për sigurimin e fondeve shtesë, të cilat do të vazhdojnë procesin e dekontaminimit të materialit tjetër të kontaminuar me HCH rreth OHIS-it.

“Është krijuar një Fond i veçantë për mjedis jetësor multi-partner, i cili do të administrohet nga UNOPS, i cili është destinuar për pastrimin e kontaminimit të mbetur në OHIS. Tashmë janë siguruar fonde shtesë nga Qeveria norvegjeze dhe janë paraparë fonde nga programi IPA 3, të cilat do të mundësojnë vazhdimësi në pastrimin e deponive me HCH brenda OHIS-it. Fondet e vlerësuara financiare sipas Studimit të Fizibilitetit për pastrimin e plotë të lindanit nga dy deponitë janë 50 milion euro”, theksojnë nga Ministria.

Ndryshe, kimikatet nga OHIS-i, të cilat më 20 shkurt u bartën nga oborri i ish gjigantit, arritën më 24 shkurt në inceneratorin pranë Lyon-it, Francë, ku do të shkatërrohen, informuan nga kompania “Ekocentar 97”, e cila e ka marrë obligimin për këtë në bazë të kontratës për “Projekti për heqjen e sigurt të substancave kimike nga vendet dhe impiantet e prodhimit oborrit të SHA ‘OHIS’ Shkup”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button