Fryrja e stomakut, si të eliminoni këtë shqetësim brenda ditës

Fryrja e stomakut është një problem që nuk kursen askënd. Ajo ndodh në varësi të ushqimit që hamë, stilit të jetesës dhe problemeve mjekësore të gjithsecilit, shkruan Agroweb.org.

Megjithatë, fryrja nuk është e përhershme, madje ajo mund të eliminohet edhe në 24 orë nëse zgjidhni këshillat e mëposhtme.

Pini Vetëm Ujë Ose Çaj
Kur njerëzit ndihen të fryrë, zakonisht eliminojnë ujin ose lëngjet nga frika se situata do të përkeqësohet. Zakonisht, organizmi akumulon ujë në përpjekje për të shmangur çdo dehidratim të mundshëm. Nëse pini shumë ujë gjatë ditës, trupi do të kuptojë që nuk ka nevojë të ruajë depozitat e ujit dhe kësisoj do të ndiheni më të shfryrë.

Shmangni Këto Perime
Fryrja e stomakut zakonisht ndodh për shkak të përthithjes së keqe të karbohidrateve dhe sheqernave. Këto të fundit mund të fermentohen në stomak dhe të lëshojnë gazra që nxisin fryrjen. Ekspertët sugjerojnë shmangien e qepës së bardhë, angjinares, brokolit, lulelakrës dhe lakrës së bardhë.

Mos Përtypni Çamçakëz
Çamçakëzi mundëson përthithjen e ajrit dhe përmban disa ëmbëlsues të cilat kur futen në organizëm shkaktojnë fryrje.

Hani Darkë Herët
Ekspertët thonë se nëse dëshironi stomak më të sheshtë duhet të shmangni ushqimet pas orës 19:00-20:00 dhe të siguroheni që mëngjesin ta hani 12 orë më vonë. Kjo kohë do i japë mundësinë sistemit tretës të rimëkëmbet dhe të shfryhet.

Çaj Me Xhenxhefil
Çaji i xhenxhefilit është një lëng shumë i mirë për tretjen të cilin mund ta pini që në mëngjes. Kjo pije do të përmirësojë tretjen dhe zbrazë stomakun duke eliminuar fryrjen.

Hiq Dorë Nga Kafeja e Mëngjesit
Konsumi i pijeve me sheqer dhe kafeinë ka efekt dehidratues. Kur trupi ndihet i dehidratuar ruan dhe akumulon të gjitha sasitë e mundshme të ujit që mund të gjejë, gjë që shkakton fryrjen e stomakut.

Mos Hani Fasule
Fasulet duhen shmangur për 24 orë nëse dëshironi të eliminoni fryrjen e stomakut. Arsyeja është se shumica e legumeve përmbajnë molekula të caktuara që nuk shpërbëhen siç duhet. Për pasojë ato fermentohen dhe shkaktojnë gazra dhe fryrje në stomak.

Mos Hani Produkte Të Bulmetit
Me kalimin e moshës, sistemi tretës i njeriut prodhon gjithnjë e më pak enzima tretëse për produktet e bulmetit. Nëse keni fryrje të stomakut, përpiquni të mos hani produkte të bulmetit për 24 orë.

Hani Pjepër
Pjepri ka efekt shkarkues dhe që shmang problemet e akumulimit të ujit. Ai përmban kalium që ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt dhe shërben si burim natyral elektrolitesh. Pjepri është një nga ushqimet më të mira kundër tretjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button