RMV, filluan aktivitetet për përpunimin e Ligjit për riorganizmin e organeve të administratës shtetërore

Filluan aktivitetet për formulimin e Ligjit të ri për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore në Maqedoninë e Veriut, ku grupi punues shqyrtoi draftin e parë të Ligjit, transmeton Portalb.mk.

“Në takim mori pjesë ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, udhëheqësja e këtij projekti (teamleader), Sllagjana Taseva, përfaqësues të institucioneve relevante, sektorit qytetar dhe partive politike”, njoftojnë nga MSHIA.

Shaqiri vlerësoi që qëllimi kryesor i këtij procesi është modernizimi i administratës e cila do të jetë efikase dhe profesionale. Aktivitetet janë pjesë e projektit IPA të nisur në nëntor të vitit 2019, “Mbështetje për riorganizimin e administratës shtetërore”

“Vlen të theksohet se në fund të këtij procesi do kemi 16 ministri që do te krijojnë politikat, si dhe agjenci në kuadër të ministrive që do të merren me implementimin e politikave dhe inspektoratet që do të merren me inspektimin e punëve”, paralajmërojnë nga ministria.

Ndryshe, Shaqiri më herët kishte paralajmëruar digjitalizimin e shërbimeve deri në fund të muajit prill, ashtu që qytetarët do të kenë mundësi edhe për identifikim elektronik të qytetarëve, duke sqaruar që nuk do të ketë më nevojë për konfirmim të identitetit me prezencë fizike, pasi ajo do të realizohet përmes kompjuterit, laptopit ose telefonit mobil.

Hulumtimin e Portalb.mk për digjitalizimin e shërbimeve mund ta lexoni në katër pjesët e mëposhtme:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button