Prokuroria kërkoi paraburgim për tre persona që morën pjesë në protestën e “Monstrës”, dyshohen për gjuajte me gjëra të forta

Prokuroria ka kërkuar arrestimin e tre qytetarëve të dyshuar për vepër kriminale gjatë pjesëmarrjes në protestat e 26 shkurtit në Shkup të zhvilluara kundër rasteve të montuara, pasi paraprakisht ka filluar procedurat për dy të tjerët, transmeton Portalb.mk.

“Të dyshuarit, prej të cilëve dy të moshës 29 vjeçar dhe një 22 vjeçare, më 26 shkurt kanë marrë pjesë në tubimin publik të qytetarëve në Shkup-protesta për gjykimin e lëndës “Monstra”. Ata ishin pjesë e turmës që së bashku kanë kryer vepër ndaj punonjësve policore dhe pjesëmarrësve tjerë”.

Prokuroria kërkesën e ka dorëzuar në Gjykatë në bazë të paragrafit 2 të nenit 385 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Dyshohen se kanë gjuajtur me pllaka bekatoni, gurë, thupra metalike dhe mjete tjera me qëllim për të thyer kordonin policor.

“Si rezultat i kësaj, lëndime të rënda trupore ka marrë një gazetar dhe 11 punonjës policor”, deklarojnë nga Prokuroria, duke kërkuar paraburgimin e tyre.

Ndryshe, fillimisht hetimet kishin nisur për dy të dyshuarit e moshës 22 dhe 19 vjeç, sipas Prokurorisë, të cilët morën pjesë në tubimin e djeshëm publik të qytetarëve në Shkup – një protestë kundër vendimit në çështjen “Monstra”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button