RMV, u përjashtua nga Liga e Dytë e futbollit ekipi i Vardarit nga fshati Forinë

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) e ka përjashtuar Vardarin e Forinës së Gostivarit nga Liga e Dytë e futbollit, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për ndeshje e ka diskualifikuar ekipin e Vardar Forinës nga gara e Ligës së Dytë të futbollit në Maqedoni-Perëndim”, njoftojnë nga FFM-ja.

Vendimi për diskualifikim, vlerësohet të jetë bazuar në nenin 82 nga Rregullorja për gara në FFM.

“Diskualifikimi i FK Vardar-Forinë nga garat e LDFM-Perëndim për shkak parregullsive në mungesën e paraqitjes në ndeshjen e javës së 17-të në LDFM-Perëndim ndërmjet KF Vardar f.Forinë dhe Gostivarit e caktuar për 27 shkurt të vitit 2021 në Gostivar”, sqarojnë nga FFM-ja, duke theksuar se ndeshja ka mbaruar me rezultat zyrtar 3-0 për Gostivarin.

Klubi i Futbollit Vardari nga Forina ishte në vendin e parafundit në tabelën e LDFM-Perëndim, ndërsa në krye të tabelës gjendet Skopje, e ndjekur nga Gostivari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button