fbpx

RMV, rritje e numrit të të infektuarve nga Kovid-19 sot, 7 persona kanë humbur jetën

Nga 3,144 persona të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit, 726 kanë rezultuar pozitiv ndërsa 7 pacientë kanë humbur betejën me virusin korona. Ndërsa 368 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Kanë humbur jetën 7 pacientë, edhe atë: 2 pacientë nga Shkupi (77, 74) dhe dy nga Kërçova (71, 51), dhe nga 1 pacient prej Manastiri (72), Negotina (67) dhe Kavadari (64). Gjashtë pacientë humbën jetën në spital ndërsa një pacient humbi jetën në shtëpi.

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • -Shkup 367
  •  -Prilep 53
  •  -Kumanovë 34
  •  -Negotinë 29
  •  -Kavadari 26
  •  -Manastir  25
  •  -Ohër  23
  •  -Kriva Palankë 21
  •  -Veles 18
  •  -Tetovë 17
  •  -Gjevgjeli  14
  •  -Gostivar 12
  •  -Koçani 10
  •  -Shtip 9
  • -Strugë 9
  •  -Probishtip 8
  •  -Demir Kapijë  7
  •  -Strumicë 5
  • -Berovë 5
  • -Krushevë 5
  • -Kratovë 5
  • -Demir Hisar 5
  •  -Kërçovë 4
  •  -Sveti Nikola 3
  • -Resnje 3
  • -Delçevë 2
  • -Vinicë 2
  • -Valandovë 2
  • -Bogdanci 2
  • -Makedonski Brod 1

365 pacientë janë shëruar, edhe atë:

  1. -Shkup 154
  2.  -Prilep 61
  3.  -Ohër  25
  4.  -Manastir  17
  5.  -Veles 14
  6. -Strugë 14
  7.  -Kumanovë 12
  8. – Tetovë 9
  9. -Gjevgjeli 9
  10.  -Shtip 7
  11. -Gostivar 6
  12. -Strumicë 6
  13.  -Delçevë 5
  14.  -Dibër  4
  15.  -Koçani, Kërçova, Resnje dhe Radovishi nga 3 pacientë të shëruar
  16.  -Kriva Palankë, Probishtip, Kratovë dhe Valandovë nga 2 pacientë të shëruar
  17. -Negotinë , Krushevë, Sveti Nikole, Bogdanci dhe Dojran nga 1 pacientë të shëruar

Ndryshe, deri më tani, një total prej 526,870 testeve të për Kovid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 103,746, numri i pacientëve të shëruar është 91,875, numri i atyre që humbën jetën është 3,151 dhe numri i rasteve aktive është 8,720.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button