fbpx

Kosova regjistroi tetë viktima dhe 488 raste me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën 488 raste me koronavirus, pas testimit të 2.886 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 2 mars janë regjistruar tetë viktima.

”Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç)”, është thënë në njoftim, transmeton REL.

Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 270 persona, derisa 8.236 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre 1.616 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button