RYCO dhe BE mbështesin projekte të reja në Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të Thirrjes së 4-t për Projekt-Propozime, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) nënshkroi kontratën me Shoqatën për Zhvillimin Edukimor Ekvalis (Association for Educational Development)  të premten, më 26 shkurt, njofton Portalb.mk.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në ambientet e Agjencisë për Rini dhe Sport të Maqedonisë së Veriut, në Shkup, ku morën pjesë përfaqësues të RYCO-s, të Agjencisë dhe përfituesit e grantit të vlerësuar RYCO. Kontraktimi i  përfituesit të dytë, Fondacioni i Shërbimit Sipërmarrës Rinor (Youth Entrepreneurial Service YES Foundation) u zhvilluar online për shkak situatës me pandeminë.

Dy projektet në Maqedoninë e Veriut përqendrohen në temat e medias dhe sipërmarrjes së të rinjve. Projekti i zbatuar nga Ekvalis do të promovojë njohuritë mediatike tek të rinjtë në rajon duke u përqendruar në mendimin kritik dhe duke udhëhequr narrativa pozitive rajonale, ndërsa Fondacioni YES do t’i lidhë të rinjtë duke rritur aftësitë e tyre drejtuese dhe sipërmarrëse, duke i ndihmuar ata të eksplorojnë mundësi dhe ide të reja inovative në trajtimin e krizës COVID-19.

“Për të adresuar dhe diskutuar paragjykimet, stereotipet dhe diskriminimin në media, projekti ynë do t’i lidhë të rinjtë dhe do t’i mbështesë ata në krijimin dhe ndarjen e historive të tyre përmes podkasteve dhe një fushate mediatike” theksoi kryetarja e Ekvalis Sanja Mihajlovska.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, fjalët përshëndetëse u mbajtën nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport  Naumçe Mojsovski, këshilltari për Punën dhe Politikën Sociale në Kryeministrinë e Maqedonisë së Veriut Milan Zivkovic, drejtori i Zyrës Lokale të RYCO-s në Maqedoninë e Veriut Albert Hani dhe Përfaqësuesi i Rinisë në Bordin Drejtues të RYCO-s Vladimir Gjorgjevski.

“Këto iniciativa kontribuojnë në bashkëpunimin e të rinjve në rajon dhe kjo është arsyeja pse për Agjensinë për Sport dhe Rini është gjithmonë kënaqësi të bashkëpunojmë me RYCO dhe Zyrën e saj Lokale në Maqedoninë e Veriut,” theksoi Mojsovski.

“Grantet e mbështetura nga RYCO po lidhin rininë dhe organizatat rinore dhe po kontribuojnë në zhvillimet pozitive në rajon,” shtoi Gjorgjevski.

Duke folur për rolin dhe angazhimin e të rinjve në këto procese,  Zivkovic u përqendrua në rëndësinë e proceseve demokratike dhe përfshirjen e të rinjve në to.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbështet RYCO-n, funksionimin dhe të gjitha proceset e saj sepse është shumë aktive dhe ka arritur shumë rezultate në Maqedoninë e Veriut,” nënvizoi Zivkovic.

Projektet e mbështetura nëpërmjet kësaj thirrje, e cila është financiarisht e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të implementohen prej muajit shkurt e deri në tetor 2021 dhe do të kontribuojnë në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal të të rinjve, si dhe forcimin e kapaciteteve të shoqërisë civile për t’u përshtatur me situatën e COVID-19.

RYCO beson se është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi rinor dhe rajonal të vazhdojë të përforëcohet edhe në momente krizash. 129 aplikime u vlerësuan gjatë procesit të aplikimit, të cilat rezultonin në rreth 400 partneritete nga rajoni. Zarfi financiar për gjithë thirrjen ishte 333,000 Euro.

Ndryshe, përgjatë viteve, BE ka investuar në përpjekje të konsiderueshme për të mbështetur shkëmbimet e të rinjve në rajon. Në këtë kontekst, organizatat rinore dhe shkollat e mesme nga Ballkani Perëndimor kanë bashkëpunuar ngushtë duke mundësuar lëvizjen dhe mësimin ndërkulturor në Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, rajoni ka përfituar nga iniciativa dhe programe të ndryshme anëtare të BE-së si Erasmus + ose Bashkëpunimi Ndër-ajonal (Cross-Border Cooperation), si dhe instrumente të tjera financiarë të BE-së që synojnë të inkurajojnë shkëmbimet e të rinjve drejtpërdrejt ose indirekt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button