Zaev komentoi planin e Radevit që t’i shpëtojë bullgarët në Maqedoni: Jemi anëtare të NATO-s nuk ka nevojë për shërbime të zbulimit

Nuk duhet të dërgojnë asnjë shërbim të zbulimit, qëndrojmë në dispozicion t’i përgjigjemi të gjitha pyetjeve, tha sot kryeministri Zoran Zaev, pasi presidenti bullgar, Rumen Radev dje mbajti takim me shefat e shërbimeve të sigurisë që të mbrohen të drejtat e qytetarëve bullgar në diasporë. Sipas kabinetit të Radevit, ky takim është mbajtur sepse janë shpeshtuar dukuritë e shkeljes së të drejtave të tyre vetëm sepse ata vet përcaktohen si bullgar etnik, transmeton Portalb.mk.

Zaev sot gjatë vizitës së kopshtit në Komunën e Shuto Orizares, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se askujt në vend nuk i cenohen të drejtat dhe as qytetarëve që deklarohen bullgarë.

“Edhe pse në Kushtetutë nuk kemi përkatësi etnike bullgar, në regjistrimin çdokush mund të përcaktohet sepse pyetja do të jetë cilës përkatësi etnike i takoni. Ne jemi bashkësi multietnike, i respektojmë të drejtat e të gjitha bashkësive në vend, madje edhe të atyre më të vogla. i dërgojmë porosi të fuqishme Bullgarisë që të jemi të kujdesshëm, sepse çdoherë kemi ditur të japim përgjigje për çdo shqetësim të tyrin. Të mos biem prej e çfarë do lloj provokimi. Ne jemi vende anëtare të NATO-s, nuk na duhet dërgimi i shërbimeve të zbulimit që t’i vërtetojnë të drejtat e qytetarëve. Të drejtat e qytetarëve janë të shenjta. Unë shpresoj se ai ka qenë takim informativ pasi është e palejueshme ndërhyrja e një shteti në një shtet tjetër, ajo është paraparë edhe me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë”, tha Zaev.

Radev javën e kaluar e ka thirru qeverinë bullgare të ndërmerr masa kundër diskriminimit të bullgarëve etnik në Maqedoni dhe kërkoi nga institucionet bullgare t’i lehtësojnë procedurat për marrjen e nënshtetësisë bullgare për, siç tha, bashkëkombasit e tyre nga Maqedonia.

Qendra e Kulturës “Ivan Mihajllov” më 19 shkurt e publikoi letrën drejtuar kreut bullgar, në të cilën kërkoi lehtësim të procedurës për marrjen e nënshtetësisë bullgare për maqedonasit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button