Vaksinimi anti-kovid, kusht për haxh në Arabinë Saudite

Arabia Saudite ka bërë me dije se këtë vit në kuadër të  mbrojtjes së përhapjes së Covid, vaksina është kushti kryesor për të gjithë pjesëmarrësit në haxh.

Ministri i Shëndetësisë Tawfig Al-Rabiah, në një deklaratë për mediat ka thënë se  ata që dëshirojnë të kryejnë haxh është e detyrueshme të vaksinohen kundër COVID-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë në haxh, transmeton ABC News.

Gjithashtu Rabiah kërkoi që të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësor që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medine dhe vendet e shenjta.

Ndërkohë në lidhje me administrimin e kësaj situate, ministri ka kërkuar krijimin e një komisioni COVID-19 për haxhinjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button