Nga mijëra variante të koronavirusit, i Brazilit dhe Afrikës së Jugut janë më shqetësues

Varianti i koronavirusit që për herë të parë u identifikua në Brazil është gjetur në Britaninë e Madhe. Zyrtarët shëndetësorë thonë se janë identifikuar gjashtë raste dhe po bëhen teste të shihet nëse ka përhapje më të madhe, njofton Portalb.mk.

Besohet se disa variante të koronavirusit, siç është ky, të jenë më ngjitës dhe ekzistojnë shqetësime se mund të jenë më rezistente ndaj vaksinave ekzistuese.

Ekzistojnë mijëra versione të ndryshme të virusit, gjegjësisht lloje, që shkaktojnë sëmundjen kovid-19, por shqetësimet më të mëdha lidhen me tre prej tyre:

  • Varianti britanik ose lloji i Kentit (i njohur gjithashtu si B.1.1.7) aktualisht është dominues në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe, kurse përhapet në më shumë se 50 vende të tjera dhe duket se po muton përsëri. Për herë të parë u zbulua në shtator dhe ekspertët besojnë se po përhapet 70% më shpejt, edhe pse hulumtimet e fundit tregojnë se varion midis 30% dhe 50%.
  • Varianti i Afrikës së Jugut (B.1.351) është gjetur në të paktën 20 vende. U shfaq në tetor dhe ka ndryshime potencialisht të rëndësishme në proteina pikante. I njëjti përfshin mutacionin e quajtur E484K, i cili ndihmon virusin t’i shmangë antitrupat në sistemin imunitar.
  • Varianti brazilian (P1) është zbuluar tek katër udhëtar në Japoni dhe tani në Britaninë e Madhe. Ky variant për herë të parë u identifikua në korrik në Manaus dhe gjithashtu përmban mutacionin e rrezikshëm E484K.

Nuk është e papritur që të shfaqen variante të reja, pasi të gjithë viruset mutojnë. Shumica e tyre janë të parëndësishme, por disa mund ta bëjnë virusin më ngjitës dhe më kërcënues.

Tani për tani nuk ka prova se variantet e reja shkaktojnë sëmundje më serioze. Si edhe te virusi origjinal, të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh janë të moshuarit dhe ata që tashmë kanë një gjendje mjekësore. Disa studime tregojnë se lloji britanik shkakton vdekshmëri më të lartë për 30%, por ende nuk ka prova të mjaftueshme për këtë.

Vaksinat aktuale janë dizajnuar mbi bazën e varianteve të hershme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se do të duhej të funksionojnë edhe kundër llojeve të reja, edhe pse ndoshta jo aq efektive. Madje edhe në skenarin më të keq, ato mund të modifikohen dhe rregullohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button