RMV, është tërhequr paradhënia për Sinopharm, autoritetet sigurojnë se vaksinat kineze do të mbërrijnë së shpejti

Në një paraqitje për televizionin Kanal 5, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se pagesa e paradhënies për vaksinën kineze Sinopharm, nga e cila duhej të mbërrinin 200.000 doza deri në fund të shkurtit, është tërhequr “për sigurinë tonë”. Sipas tij, pavarësisht faktit që avansi është tërhequr, vaksinat së shpejti do të mbërrijnë në vend, njoftom Portalb.mk.

“Duke qenë se vetë procesi zgjati më shumë sesa e planifikuam të gjithë në fillim, u kërkuan shumë dokumente shtesë, diçka që praktikisht me të gjitha vendet, kështu që pjesa e fondeve u kthye, megjithatë negociatat këto dit, por edhe gjatë fundjavës janë në fazën e fundit dhe mendoj se i gjithë procesi do të përfundojë dhe vaksinat me të vërtetë do të mbërrijnë në vendin tonë për një kohë shumë të shkurtër”, tha Filipçe.

Lidhur me vaksinat përmes mekanizmit Kovax, ai informoi se nga 20 deri në 30 mijë vaksina duhet të mbërrijnë në vend në tremujorin e parë, që do të thotë në fund të marsit.

“Ne presim që vaksinat të mbërrijnë këtë muaj. Këto janë vaksina nga prodhuesi “Astra-Zeneka”. Intensivisht, në mënyrë shtesë gjithashtu biseduam me përfaqësuesit e vaksinës “Sputnik V”. Besoj se gjatë kësaj jave do të kemi të dhëna konkrete, më në fund nga njoftimet e zyrës përfaqësuese të Pfizerit në Beograd se drafti i marrëveshjes do të arrijë atje ku të gjitha detajet janë përpunuar tashmë. Kishim komunikim intensiv me shkëmbimin e dokumenteve të shumta, mendoj se ai proces është vërtet i plotë. Ajo që pritet tani nga pjesa e vaksinës Pfizer, është që të arrijë projekt marrëveshja nga zyra ligjore e kësaj kompanie, e cila është e vendosur në Nju Jork”, shtoi Filipçe.

Se është çështje ditësh mbërritja e vaksinave në vend, e tha dje edhe Kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur një pyetjeve të gazetarëve.

“Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr paradhëniet për vaksinat kineze, dhe kjo është bërë derisa të merret një përgjigje nga Ministria kineze e Punëve të Jashtme. Nuk mund të lejojmë që paratë të vazhdojnë të qëndrojnë, prandaj kemi tërhequr paradhënien derisa të marrim një përgjigje. Sot presim përgjigje nga Ministria e Jashtme kineze për të vazhduar procedurën. Është çështje ditësh se kur do të mbërrijnë vaksinat. Nuk mund të themi datën e saktë kur do të mbërrijnë. Askush, askund në botë nuk mund të thotë se kur, pasi ka mungesë të tyre”,  tha Zaev.

Me dozën e parë të vaksinës Pfizer që morëm si donacion nga Serbia, deri tani janë vaksinuar 2.400 punonjës shëndetësorë. Javën e ardhshme, numri pritet të arrijë në 4.000, gjegjësisht vaksinën do ta marrin të gjithë punonjësit shëndetësorë që punojnë me pacientë me covid.

Por, përkundër të gjitha premtimeve për numër të mjaftueshëm të vaksinave kundër covid-19 nga autoritetet në vend, deri më tani Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të finalizojë asnjë prej atyre që është thënë se janë siguruar. Nga të gjitha njoftimet për donacion nga fqinjët, vetëm 8.000 doza të vaksinës Pfizer mbërritën nga Serbia fqinje. Bullgaria dhe Greqia, si dhe disa vende evropiane, nuk kanë dhënë ende donacionet e tyre të paralajmëruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button