RMV, çështjet mjedisore e politike përmes punimeve artistike në “Ekologjinë e mendimit” si pjesë e projektit “Prekja”

Më 4 mars, duke filluar prej orës 18:00, në platformën Microsoft Teams do të realizohet uebinari “Ekologjia e mendimit”, si pjesë e projektit artistik “Prekja”, transmeton Portalb.mk.

“Uebinari “Ekologjia e mendimit” do të trajtojë çështje të ndryshme mjedisore dhe politike, proceset e të cilave ndikohen shumë nga mënyra se si njeriu sillet, shfrytëzon dhe shkatërron natyrën, duke ndryshuar me shpejtësi kushtet e jetesës: ajri i ndotur, toka, detet, shkrirja e akullit, zjarret, përmbytjet, ekosistemet e shkatërruara, migrimet, uria, pandemitë … dhe së fundmi, si dhe nëse reflektohet apo përkthehet e gjitha në gjuhë vizuale, si një mjet i fuqishëm për ngritjen e vetëdijes”, njoftojnë organizatorët.

Raportohet që ky projekt realizohet ndërmjet Galerisë Nacionale-Shkup, Këshillit Britanik dhe agjencisë për art me seli në Londër “Luks” . Projekti është pjesë e Ne jemi këtu: Ekologët e ardhshëm.

“Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Ata të cilët nuk do të arrijnë të aplikojnë, mund ti ndjekin profilet e Galerisë Nacionale në rrjetet sociale, ku do të publikohet incizim i konferencës, si dhe njoftime për të gjitha aktivitetet e ardhshme në lidhje me këtë projekt”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës, duke ftuar të interesuarit të regjistrohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button