fbpx

RMV, bursa për gjimnazistët me mesatare më të ulët nëpërmjet projektit “Arsimimi është më shumë se një mesatare nga 5.0”

Të enjten skadon afati për aplikim për bursa të plota për sezonin e ri të trajnimeve në Shkollën për dizajn dhe art “Xholev dhe artet” dhe Institutin për dizajn dhe teknologji, të dedikuara për gjimnazistët me mesatare të ulët, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Kjo është hera e tretë që nëpërmjet projektit “Arsimi është më shumë se një mesatare nga 5.0″ mbështeten gjimnazistët të cilët vitin e kaluar shkollor e kanë mbaruar me mesatare nën 3,9.

Përmjes këtij projekti do të ndahen pesë bursa të plota për sezonin e ri për trajnim të atyre nxënësve që janë të talentuar dhe kanë dëshirë dhe motivim arsimin e tyre ta vazhdojnë në drejtimin dizajn dhe art.

“Arsimi është më shumë se një mesatare nga 5.0’është projekt i filluar më vitin 2016, që ka për qëllim të sugjerojë se në procesin arsimor duhet në mënyrë të barabartë të vlerësohen të gjithë nxënësit, për shkak se çdo individ posedon cilësitë dhe shkathtësitë e veta, ndërsa detyrë e arsimit është ato të identifikohen dhe të orientohen në mënyrën e duhur”, thonë nga “Xholev dhe artet”.

Për bursë mundtë aplikojë çdo gjimnazist me mesatare më të ulët se 3,9 më së voni deri të enjten, 4 mars, me parashtrim të dëftesës nga viti i fundit shkollor dhe letërmotivimi.

Kandidatët e zgjedhur do të ftohen në intervistë të shkurtë, kurse bursistët do të publikohen më së voni deri më 8 mars në ueb-faqenzyrtare të Shkollës, kanë njoftuar nga “Xholev dhe artet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button