Sa i motivon shteti gjenitë e rinj?

Të rinjtë po kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit, pasi vijnë në përfundim se kompanitë private dhe organizatat e huaja u ofrojnë atyre mbështetje dhe i vlerësojnë më shumë sesa vendi i tyre.

Në disa prej javëve të fundit, në opinion ishte aktuale çështja e gjeniut të vogël, nxënësit të shkollës fillore Damjan Davkov, të cilin sistemi e kishte refuzuar kategorikisht për shkak të mungesës së perceptimit dhe perspektivës “jashtë kutisë”(Out of the box). Nga ana tjetër, është problematike që përjashtimi ishte bërë nga fakti që ai kishte pasur mundësi për të marrë pjesë në konkurs (garë), kurse revolta ndodh në momentin kur shteti vendos të mos e çojë përjashtimin deri në fund dhe t’ia mohojë atij shpërblimin monetar për marrjen e vendit të parë në konkurs.

Sa i inkurajon shteti nxënësit dhe studentët e shkëlqyeshëm?

Kur flasim për stimulim (nxitje), nuk është në pyetje vetëm elementi dominues financiar, por edhe mundësitë e përgjithshme dhe hapësira e ofruar nga shteti në dobinë e më të mirëve dhe më të spikaturve. Gjatë studimeve të mia deridoplomike kam pasur mundësinë të vërej se në pjesën më të madhe studentët e shkëlqyeshëm nuk vërehen mjaftueshëm nga ana e shtetit (aktualisht, përveç konkurseve për bursa, nuk ka mekanizma të tjerë për të mbështetur studentët e shkëlqyeshëm si praktika, punësime, projekte kërkimore, etj.).

Fondet e mbështetjes së shtetit pa dyshim që ekzistojnë – është e qartë se po bëhen përpjekje për të shënjestruar dhe shpërblyer të rinjtë me sukses të lartë. Çdo vit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall konkurse për bursa për nxënës dhe studentë me arritje të larta, zakonisht sipas një modeli pagese të shumave mujore, në mënyrë që të mbulohen kostot. Megjithatë, nëse i rishikojmë mangësitë e procesit të bursave dhe mbështetjes financiare, për fat të keq përparësitë mbeten në hije.

Bursat shtetërore – problemet dhe mangësitë

Le të fillojmë nga procesi i aplikimit në konkurset për bursa. Deri në fillimin e pandemisë me KOVID-19, respektivisht deri në vitin 2019, dorëzimi i dokumenteve bëhej fizikisht, duke dorëzuar dokumente letre në arkivat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Unë mendoj se është jo progresive të paktën, që u desht të paraqitej një pandemi globale dhe të shfaqen rreziqe shëndetësore për popullatën, që më në fund në muajin prill 2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës të sigurojë një mënyrë për aplikim të plotë elektronik pa dorëzim fizik të dokumenteve të nevojshme. Mbetet për t’u parë nëse kjo praktikë e dixhitalizimit të procesit të aplikimit do të vazhdojë edhe pas përfundimit të pandemisë.

Përveç dixhitalizimit të parashtrimit të dokumenteve, vëmendje duhet t’i kushtohet se çfarë lloj dokumentacioni kërkohet të dorëzohen nga ana e studentëve – kandidatë për bursa. Unë konsideroj se kërkohen një numër dokumentesh të panevojshme, sa për fillim – certifikatat për provimet e dhëna (mbaruara. Indekset e studentëve i përmbajnë të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me atë pjesë të dokumentacionit – provimet e dhëna dhe notat e shënuara. Përveç kësaj, certifikatat letër për provimet e dhëna po bëhen një golgotë ​​dhe një labirint i madh i pafund kur shërbimet e studentëve nuk posedojnë aplikacionet e nevojshme për paraqitjen e provimeve – ato janë humbur ose nuk janë dorëzuar në kohë, kurse pa to, shërbimi nuk mund të lëshojë certifikatën (vërtetim) për provimet e dhëna.

Rrjedhimisht, pas procedurës së aplikimit është procesi i përzgjedhjes dhe dhënies së bursave – një fazë në të cilën lindin problemet më të mëdha. Problemi më i zakonshëm për të cilin ankohen përfituesit e bursave shtetërore është vonesa e pagesave. Nëse bursat kanë për qëllim të mbulojnë shpenzimet xhiruese, atëherë pse të paguani pas disa muaj vonesë, kur të gjitha shpenzimet janë shlyer tashmë? Mediat shpesh trajtojnë këtë problem dhe përpiqen të sigurojnë një lloj urgjence dhe ndërgjegjësimi për këtë çështje, kështu që shpesh lexojmë lajme ku përfituesit e bursave shtetërore ankohen se fondet e përfituara nuk iu kanë ndihmuar, në kohën kur kanë pasur nevojë.

Kjo ndodhi për fat të keq edhe në kulmin e pandemisë, kur studentët kishin nevojë për fondet që i kanë merituar përmes bursave më shumë se kurrë. Studentët gjithashtu ankohen se pagesat ndonjëherë u arrijnë madje edhe në muajin qershor, kur të gjitha shpenzimet semstrale dhe vjetore janë të shlyera tashmë. Megjithëse deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje për vonesën e pagesave, në fillim të vitit 2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se nuk do të ketë më vonesa në pagesën e bursave, sepse procedura tani është e përshpejtuar dhe e avancuar, kurse efektet e këtij modernizimi të procedurës mbeten të shihen gjatë këtij viti aktual akademik.

A është e mjaftueshme mbështetja financiare?

Një aspekt i tretë i mbështetjes shtetërore që duhet adresuar është pamjaftueshmëria që rezulton nga mbështetja e rreptë financiare. Nuk ka dyshim se ndihma financiare është një nga format më të zakonshme dhe të dobishme për mbështetjen e talentëve të rinj. Sidoqoftë, nuk ka pse të jetë mbështetje e vetme, veçanërisht kur bëhet fjalë për studentë të suksesshëm.

Shteti në bashkëpunim me universitetet duhet të zbatojë vazhdimisht një lloj procesi të “headhunting” (përzgjedhje talentësh) përmes të cilit, përveç konkurseve, do t’i shënjestrojë në mënyrë aktive studentët e shkëlqyeshëm dhe do t’i ndihmojë në përparimin e tyre në nivelin profesional. Gjithashtu, një shembull i mirë i përmirësimit të procesit arsimor dhe mbështetjes së nxënësve dhe studentëve është Strategjia për arsimin, shkencën dhe teknologjinë e miratuar nga BE-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kroacisë.

Kjo zbatohet përmes praktikave në institucionet shtetërore, sigurimit të vendeve të punës në organet shtetërore, mundësive për mësim shtesë, financimit të trajnimeve, projekteve dhe shumë operacioneve të tjera. Në vendin tonë, këto mënyra më të hapura për të inkurajuar dhe vlerësuar talentët e rinj bëhen kryesisht përmes kompanive private, fondacioneve dhe organizatave.

Ky është një faktor tjetër që kontribuon në emigrimin e të rinjve nga vendi, sepse ata vijnë në përfundim se kompanitë private dhe organizatat e huaja u ofrojnë atyre mbështetje dhe i vlerësojnë më shumë sesa vendi i tyre, kështu që ata nuk shohin një arsye për të qëndruar dhe shfrytëzuar njohuritë dhe talentin e tyre në Maqedoni. Për shembull, universitetet private në vend ofrojnë mundësi për transferimin e studentëve të shkëlqyeshëm me çmime shumë më të favorshme sesa studimi në një universitet shtetëror. Gjithashtu, një shembull tjetër është kompania Eurolink Osiguruvanje e cila çdo vit akordon bursa për studentët më të mirë në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit “Sh. Qirili dhe Metodi”.

Një sistem më krijues

Duke marrë parasysh gjithë këtë, mund të arrihet në konstatimin përfundimtar se sistemi duhet të jetë “krijues”. Koncepti i shablloneve është braktisur prej kohësh në botë, kështu që është koha për të filluar braktisjen edhe në vendin tonë. Ky vend është plot me talentë të rinj, nxënës dhe studentë që studiojnë me fanatizëm, punojnë dhe arrijnë rezultate të jashtëzakonshme, dhe hapja e sistemit ndaj tyre do të ishte një përfitim i madh për organet e administratës, përparimin dhe modernizimin e administratës dhe progresivitetin e shoqërisë.

Nuk mund të mohohet që autoritetet kompetente kanë bërë një progres kohëve të fundit në mbështetjen e të rinjve dhe të talentuarve, por ka nevojë për një organizim të përgjithshëm në drejtim të mbështetjes së atyre që dallohen. Do të ishte mirë nëse vendi përdor shembuj nga rajoni dhe BE-ja, në mënyrë që të fillojë hartimin e strategjive gjithëpërfshirëse dhe efektive për të mbështetur të rinjtë e talentuar. Gjithashtu, një investim i madh i shtetit do të ishte nëse ai hap dyert e institucioneve dhe organeve shtetërore për kapacitetet që do të kontribuojnë shumë nëse u mundësohet të punojnë brenda sistemit. Duke përmirësuar dhe modernizuar legjislacionin, angazhimin nga ana e shtetit, si dhe vlerësimin e suksesit të nxënësve dhe studentëve të shkëlqyeshëm, atëherë ata do të kontribuonin në zhvillimin, përparimin dhe përmirësimin e vetë shtetit dhe shoqërisë.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button