Mihael Merkler: Ëndërr e çdo dizajneri të automjeteve është të ngasë automjetin që e ka imagjinuar

Të ulesh e të ngasësh automjetin që ndonjëherë ka qenë vetëm ide e pasqyruar në vizatim, është realizim i ëndrrave të dizajnerit, thotë Mihael Merkler, 31 vjeçari nga Gostivari i cili prej pak kohen më parë ka filluar ta jetojë ëndrrën. Ky person i ri, dizajner autodidakt për automjete, e bën punën që çdoherë e ka dëshiruar në Liban në Bejrut, ku, sapo është prezantuar automjeti Electra Rise, që është tërësisht ide e tij. Automjeti elektrik sportive, kushton 30.000 dollarë, ndërsa prodhimi i serisë pritet të fillojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Dashuria e Mihaelit ndaj këtij profesioni ka filluar që kur ka qenë fëmijë. Me 3D dizajn ka filluar të merret kur ka pasur vetëm 14 vjet. Me kompaninë “Ev elektra” bashkëpunon dy vite tani. Mihaeli nuk ka diploma për dizajn, është autodidakt, ka mbaruar arsimin e mesëm në gjimnaz.

Në një nga publikimet e tua të fundit në rrjetet sociale ke shkruar që është ëndërr e çdo dizajneri të automjeteve ta ngasë automjetin që ndonjëherë e ka imagjinuar. Kjo ëndërr e jote është realitet prej para pak kohe. Çfarë është ndjenja?

Momentalisht jam duke e jetuar ëndrrën time si dizajner automjetesh. Pozita ime në kompaninë “Ev elektra” është kryetar i seksionit për dizajn. Dëshiroj të falënderoj Xhihad Muhamedin, i cili është themelues i kompanisë që më dha mundësi të bashkëpunoj me atë. Ai besoi në talentin tim dhe në atë që e punoj. Kur shihni diçka që ka qenë vetëm ide në 3D dizajn, të ngecur në botën virtuale, si bëhet realitet dhe mund ta prekni, të futeni në atë e ta ngisni, është ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë të thjeshta. Kjo firmë që ka punuar pa lodhur në këtë automjet, është familja ime e dytë. Pandemia ka vështirësuar shumë gjëra, mirëpo nuk hoqëm dorë nga synimi. Besoj që kjo është ëndërr e çdo dizajneri, ta shohë kreacionin e vet në botën reale.

Xhihad Muhamed dhe Mihael Merkler pranë prototipit të automjetit Electra Rise të cilin e ka dizajnuar Mihaelli | Foto: arkiv personal
Xhihad Muhamed dhe Mihael Merkler pranë prototipit të automjetit Electra Rise të cilin e ka dizajnuar Mihaelli | Foto: arkiv personal

Si filloi gjithçka? Si më gjetën njerëzit e kësaj kompanie?

Gjithçka fillon me dashuri dhe pasion të madh ndaj automobilizmit prej moshës së hershme. Çdoherë kam pasur dëshirë të krijoj dizajnin tim, automjetin tim personal. Në moshën 14 vjeçe, ndërsa shumë nga moshatarët e mi kanë luajtur video-lojëra, unë e investoja kohën time të lirë në studimin e aplikacionit “3D studio maks” të cilin ende e përdor si vegël kryesore. Pastaj në moshën 21 vjeçe, fillova të punoj në një kompani të vogël në Gostivar “Zulli grup” si dizajner arkitektonik. Pronari Orhan Zuli më dha mundësi të punoj tek ai. Ai më tha, ‘nëse tani mund të dizajnosh automjete, jam i sigurt që nuk do të kesh problem të punosh me 3D projekte për objekte private’. Aty punova disa vite, mirëpo pas orarit të punës, vazhdoja me hobin tim, dizajnim të automjeteve. Ka njerëz që më pyesnin përse e humb kohën me atë. Mirëpo, kjo nuk ndikoi në dëshirën time një ditë ta realizoj ëndrrën. Kah fundi i vitit 2018, pranova mesazh nga Xhihad Muhamed i cili më tha që ka parë disa nga punimet e mia dhe që kishte dëshirë t’i dërgojë portfolio me atë që, nëse i pëlqen puna ime, të fillojmë të bashkëpunojmë. Isha i ngazëllyer, por edhe i frikësuar që ndoshta asgjë nuk do të bëhet dhe që do të zhgënjehem. Biseduam dhe më tha që dëshiron të hapë kompani për automjete elektrike. Nga ai moment filluam të bashkëpunojmë. Megjithëse kisha punë si dizajner arkitekture, punoja në dy vende dhe ndonjëherë mezi arrija. Kam investuar shumë mund, që në fund ia vlejti.

Në jetë kam takuar njerëz të cilët e përkrahën qëllimin dhe ëndrrën time, por edhe njerëz të cilët dëshironin të me dekurajojnë dhe të cilët më thoshin që kot po e humbi kohën. Mirëpo, nga unë varej cili grup i njerëzve do të ketë ndikim tek unë. U jam mirënjohës njerëzve të cilët më përkrahën por edhe të tjerëve, për shkak se ata më motivonin. Prindërit gjithmonë besonin tek unë dhe në ëndrrën time.

Si quhet automjeti, për çfarë modeli bëhet fjalë, cilat janë performanset e tij dhe sa kushton?

Еlectra Rise bën pjesë në klasën e automjeteve sportive. Do të ketë motor me fuqi prej 250 kuaj fuqi, që do të jetë i instaluar në pjesën e pasme të automjetit. Gjithë kjo do të jetë e përkrahur me bateri 45 kilovatë, kapaciteti i të cilës me kalimin e kohës besoj që do të mund të zëvendësohet me një më të madh. Sa u përket performancave, shpejtësia maksimale është 230 kilometra në orë, me rritje në 100 kilometra në orë për 3,5 sekonda. Kjo është krejtësisht e mjaftueshme për një automjet të tillë sportiv. Në enterier ka të instaluar tablet gjashtëmbëdhjetë-inçësh në të cilin ka kontroll të komandave. Ka dezinfektues special që do të bëjë dezinfektimin e automjetit. Kur dilet nga automjeti, aktivizohet sensori që pranon sinjal që nuk ka lëvizje në automjet dhe aktivizohet dezinfektimi. Dezinfektuesi mund të aktivizohet edhe përmes aplikacionit me celular. Çmimi i automjetit është 30.000 dollarë dhe është çmim i pranueshëm nëse krahasohet me automjete të kompanive tjera me performanca të ngjashme të automjeteve elektrike. Meqë bëhet fjalë për prototip, do të kalojë nëpër përsosje të cilësisë së përpunimit dhe shpresojmë që deri në fund të vitit do të fillojmë me prodhim të serisë. Automjeti mund të porositet në www.evelectra.com, mirëpo nuk ka informatë të hollësishme për momentin kur saktë do të fillojë prodhimi. Përndryshe, prototipi i parë Electra Quds Capital Bil është përpunuar në Francë. Filluam një projekt të madh në kohë të gabuar, por kjo nuk e ndryshoi qëllimin, për të ecur drejt asaj që të prodhojmë automjet elektrik. Kishim probleme për të gjetur pjesë dhe përpunimin e tyre. Ne ishim në shtete të ndryshme, ndërsa onlajn ishim në kontakt me inxhinierët në Francë. Prototipi i dytë, ky në video, është automjeti sportive Еlectra Rise. Ideja për atë, lindi menjëherë pas eksplozionit në Bejrut. Shkova aty dhe bashkërisht kemi punuar në mënyrë të palodhshme për përpunimin e këtij prototipi.

Cilat janë planet e tua në të ardhmen?

Planifikoj të shpërngulem këtu në Bejrut ku do të punoj edhe punën time të ëndrrave. Besoj që do të vazhdoj me punë në këtë kompani dhe do të më paraqet kënaqësi të madhe të punojmë në projekte edhe më të mëdha dhe më të sofistikuara. Është kënaqësi e madhe të jem pjesë e këtij ekipi. Pavarësisht titullit dhe arsimit tonë, të gjithë jemi të njëjtë dhe kemi të njëjtin qëllim. Ndërmjet nesh ekziston diçka më shumë se vetëm kolegjialitet. Jam tepër i kënaqur nga mënyra si gjithçka po zhvillohet dhe besoj që shumë kompani duhet ta marrin këtë shembull. Këtu nuk ka diskriminim në bazë të besimeve, të gjinisë e të racës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button