Zaev: Komentet e Georgievskit janë qëndrime personale, presim që gjerat të lëvizin pas zgjedhjeve në Bullgari

Qeveria as nuk ka negociuar, as nuk do të negociojë për identitetin dhe gjuhën maqedonase. Ajo është e drejtë universale e të gjitha kombeve që të kenë gjuhë të veten dhe të kenë identiket nacional, ajo është çështje e cila është e qartë dhe është e fiksuar në mënyrë të padyshimtë me konventat ndërkombëtare. Mendimi i partnerit tonë të koalicionit, Lupço Georgievski është mendim i tij personal, transmeton Portalb.mk.

Këtë sot e ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev në pyetjen e gazetareve në lidhje me qëndrimet e Georgievkit, plani i të cilit për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë të publikuar në rrjetet sociale, shkaktoi reagime të bujshme.

“Askund në botë nuk ekziston dhe as te ne që të flini si bullgar më 31 dhjetor të vitit 43 dhe të zgjoheni më 1 janar në vitin 44 si maqedonas. Ajo nuk është askund. Për këtë as Evropa nuk hyn në debate për histori. Me Bullgarinë kemi nënshkruar marrëveshje në të cilën pranojmë histori të përbashkët mes dy popujve dhe dy shteteve. Dhe ajo është me të vërtetë një hap serioz në frymën e miqësisë”, tha Zaev gjatë prezantimit të projektit për rikonstruim të Sallës Universale.

Sipas tij, Bullgaria edhe pse i pranon maqedonasit dhe gjuhën maqedonase si realitet, kërkon që të bisedohet për të kaluarës, por ajo siç tha, është çështje dominuese e historianëve dhe u shpreh i bindur se do të gjenden mënyra si historian të rrumbullakësojnë pjesën e të kaluarës që dëshiron ta vërteton Bullgaria.

Zaev shpreson se do të kenë lëvizje në gjetjen e zgjidhjen pas zgjedhjeve në Bullgari.

“Besoj se do të gjendet zgjidhje, nuk do të jepja komente të thelluara, sepse tani në Bullgari ka zgjedhje. Ndërsa pas zgjedhjeve sapo të formohet Qeveria në Bullgari, ne do të vazhdojmë edhe më thelbësisht të hyjmë në negociata, sepse duam që sa më shpejtë të gjejmë zgjidhje dhe ne ta vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare”, tha Zaev.

Ish kryeministri, Ljupço Georgievski në profilin e tij në Facebook, ditë më parë ofroi një plan për zgjidhje të kontestit me Bullgarinë. Sipas planit të tij të përbërë prej pesë pikave, nevojitet t’i jepen garanca Bullgarisë se, Maqedonia nuk ka aspirata ndaj pjesës Pirinej. Ai propozon ndryshim të strategjisë për historinë dhe përfundimisht zgjidhje të problemit me gjuhën.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Krerët e Maqedonisë së Veriut, megjithëse tentuan të zbusin tensionet, sërish u shprehën se nuk do të negociojnë për identitetin e tyre, pasi kjo bie ndesh me parimet themelore të vetë-përcaktimit dhe standardeve të BE-së.

Përfundimisht nga agjenda e Këshillit Evropian u hoqën edhe konkluzat për Ballkanin Perendimor më 18 dhjetor, pasi nuk kishte unanimitet te antarët e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë viti 2020 shihej më shumë optimist për eurointegrimt, pasi BE-ja kryesohej nga Gjermania, e cila dukej shumë e përkushtuar për zgjerimin e BE-së dhe fillim të negociatave me Maqedoninë. Përpjekjet për “bindur” Bullgarinë ranë në ujë dhe procesi integrues është shtyrë për vitin 2021. Ndërkohë gjysma e parë e vitit 2021 është nën presidencën portugeze, e cila karakterizohet si me më pak interes për zgjerimin, kurse Bullgaria ka zgjedhje në prill, kështu që me gjasë vendimi, nëse nuk ndodh siç paralajmërojnë disa zyrtar portuges, ndoshta do të shtyhet deri në gjysmën e dytë të vitit 2021, gjë që shkakton shqetësim te shumica e vendeve anëtare lidhur me mirëmbajtjen e kursit të reformës në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button