ShBA-ja i dhuroi ARM-së 1.269 pushkë automatike me vlerë pre 1.2 milion dollarë

Shtetet e Bashkuara dhuruan sot 1,269 pushkë automatike M4 me vlerë prej 1.2 milion dollarë në mbështetje të zhvillimit të Batalionit të këmbësorisë së lehtë të ARM-së. Pranim-dorëzimi u zhvillua në kazermën Gjorçe Petrov, ndërsa morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe Ambasadorja e SHBA-së Kate Burns, njofton Portalb.mk.

“Ky është një shembull tjetër se si punojmë së bashku për të siguruar që kur ushtritë tona të luftojnë dhe stërviten së bashku do të jenë të ndëroperative, jo vetëm me Shtetet e Bashkuara, por edhe me ushtritë e NATO-s. Ky është një angazhim që ushtria juaj të jetë jo vetëm e përgatitur dhe aktive si aleati i fundit i NATO-s, por edhe të jetë i pozicionuar mirë për të kontribuar së bashku me ushtritë tona. Ne do të vazhdojmë të jemi partner strategjik në modernizimin e ushtrisë suaj”, tha ambasadorja amerikane Kate Burns.

Ministrja Shekerinska tha se bëhet fjalë për një pjesë të një projekti më të madh të financuar nga qeveria amerikane për modernizimin e ushtrisë së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button