Shqipëri, PD-LSI nënshkruan marrëveshjen e koalicionit pas-zgjedhor

Partia Demokratike e Shqipërisë e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e drejtuar nga Monika Kryemadhin, kanë firmosur sot marrëveshjen e koalicionit me sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton” për zgjedhjet e 25 prillit, njofton Portalb.mk.

Marrëveshja në fjalë përmban 13 pika dhe fokusi kryesor është nxjerrja e vendit nga kriza.

Marrëveshja e plotë e koalicionit PD-LSI

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim,

Me angazhimin solemn për të zgjidhur problemet kritike kushtetuese, institucionale, politike, ekonomike, sociale si dhe ato të shëndetit publik, me të cilat përballet vendi dhe që e kanë çuar situatën në Shqipëri në një udhëkryq tepër të rrezikshëm;

Mbështetur dhe në vijim të marrëveshjes së krijimit të Opozitës së Bashkuar, të datës 23/04/2019;

Në përgjigje të ndryshimeve arbitrare, antikushtetuese të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës së Shqipërisë të datës 30 Korrik, 2020;

Me synimin për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje të re, ‘nga njerëzit – për njerëzit’, e cila do t’i japë fund polarizimit të tejskajshëm, politik, ekonomik dhe social, që ka vendi, t’i kthejë atyre besimin për ndërtimin e Shqipërisë si gjithë Europa, duke krijuar mundësi për punësim të mirëpaguar, duke çliruar ekonominë dhe duke i ofruar çdo qytetari, të rinjve dhe grave, sipërmarrësve dhe pensionistëve, mundësi reale për mirëqenie dhe prosperitet.

Vendosin

Përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve.

Si Opozitë e Bashkuar, PD dhe LSI do të konkurojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), për të realizuar një përfaqësim të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko-elektoral dhe kurorëzimin e fitores së Opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Si opozitë e bashkuar, PD dhe LSI do të konkurrojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN dhe LSI).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button