Strumicë, policia ka ndërprerë një dasmë me 300 të ftuar, pasojnë kallëzime penale

Në fshatin Bansko të Strumicës, dje, policia ndërpreu një aheng dasme ku pjesëmarrës ishin rreth 300 të ftuar. Ministria e Brendshme njoftoi se do të ngre kallëzimet penale pas zbardhjes së plotë të rastit, transmeton Portalb.mk.

“Pas një denoncimit paraprak, zyrtarët e policisë nga SPB Strumicë kryen kontroll në fshatin Bansko, rajon i Strumicës dhe u konstatua se D.I (57) dhe A.I ​​(54) nga fshati Bansko organizuan dasmë për djalin e tyre E. I (26), në të cilën morën pjesë rreth 300 të ftuar, me çka është vepruar në kundërshtim me nenin 206 të Kodit Penal”, sqarohet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Dasma u ndërpre, thuhet në kumtesë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 206 të Kodit Penal “mosveprim sipas rregulloreve shëndetësore në kohë epidemie”. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokurori Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button