fbpx

Prej sot fillon pagesa e faturave në sportelet e Postave të Maqedonisë

Sistemi nga ana e Halkbank është implementuar dhe sot fillon të funksionojë zhvillimi i pagesave në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me Postën Nacionale, njofton Portalb.mk.

Sh.A Halkbank Shkup u zgjodh si banka përmes së cilës do të zhvillohet plani i pagesave në Postë, pasi ishte pezulluar më parë për shkak të falimentimit të Eurostandard Bankës.

Operacioni i pagesave në javën e parë do të jenë në dispozicion në filialet Shkupi 1 dhe Shkupi 2, në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadar, Veles, Gjevgjeli, Strumicë, Shtip, Koçan dhe Kumanovë. Gjatë muajit mars, shërbimi do të jetë i disponueshëm në të gjitha njësitë e tjera të Postës, informoi Sh.A Halkbank Shkup.

Pagesa në para të gatshme përmes sporteleve të Postës do të bëhet me provizione të favorshme, përkatësisht 35 denarë për pagimin e faturave dhe shpenzimeve të tjera të përgjithshme, ndërsa shuma e provizioneve për pagesat në institucionet buxhetore varet nga shuma e paguar.

“Duke pasur parasysh rrjetin e gjerë të  filialeve në vendet ku qytetarët nuk kishin mundësi tjetër për të kryer transaksione nga operacionet e pagesave, nga Posta presin që ndërmarrja së shpejti të kthehet në pozicionin origjinal që kishte deri para disa muajsh – ku zhvilloheshin 25 për qind e operacioneve totale të pagesave në vend”, thuhej në deklaratën e Halkbank.

Sipas njoftimeve, në të ardhmen e afërt, klientët e Halkbankut, në sportelet e Postës do të mund të bëjnë pagesa direkte nga llogaritë e tyre, ndërsa do të ofrohen edhe shërbime të tjera bankare shtesë.

Mbi 870 punonjës në Postë kryejnë plotësisht ose pjesërisht përgjegjësitë e punës në lidhje me ofrimin e këtyre shërbimeve, ndërsa siç u njoftua në nënshkrimin e kontratës, 71 përqind e të ardhurave të përbashkëta do të jenë për postën shtetërore dhe 29 përqind për Hallk Bankën.

Operacionet e pagesave përmes Postës së RMV-së u ndërprenë pas falimentimit të Eurostandard Bankës, e cila më parë kishte marrëveshje për atë qëllim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button