Guvernatori i Nju Jorkut Cuomo dhe hetimi për ngacmin seksual

Zyra e Guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo u tërhoq nga plani për të zgjedhur një hetues që do të shqyrtonte akuzat e ngritura kundër tij për ngacmim seksual.

Ai tha të dielën se kishte kërkuar në të njëjtën kohë nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit dhe një anëtar i gjykatës së apelit të caktonin një prokuror për të kryer një hetim të pavarur, transmeton VoA.

Cuomo, një nga politikanët më të njohur demokratë të vendit, popullariteti i të cilit u rrit gjatë muajve të parë të pandemisë, është përballur me një varg polemikash javët e fundit, duke përfshirë çështjen e trajtimit nga administrata e tij të numrit të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve.

Administrata e tij tha se donte që hetimi të bëhej “në një mënyrë që të mos linte dyshime”. Komentet erdhën pas akuzave të ngritura nga dy ish ndihmëse për sjellje të pahijshme seksuale nga ana e guvernatorit, të cilat ai i ka mohuar.

Administrata e tij tha shtunën se kishte zgjedhur një ish-gjykatëse federale, Barbara Jones, për të drejtuar hetimin, por se tani dëshironte të shmangte “qoftë edhe perceptimin se hetimit i mungonte pavarësia ose se ishte i ndikuar nga politika.”

Administrata e zotit Cuomo tha se i kishte kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Nju Jorkut dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit që së bashku të caktonin një prokuror të pavarur pa përkatësi politike për të kryer një hetim të plotë dhe për të nxjerrë një raport publik.

“Të gjithë anëtarët e zyrës së Guvernatorit do të bashkëpunojnë plotësisht. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër derisa të lëshohet raporti,” tha në një deklaratë këshilltarja e posaçme e zotit Cuomo, Beth Garvey.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button