Vdiq në moshën 66-vjeçare kryetari i Zagrebit, Milan Bandiq

Milan Bandiq raportohet se u godit mbrëmë vonë nga një sulm në zemër, ku menjëherë u transportua me ambulancë në spital, por përkundër përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetoi.

Bandiç ishte një nga figurat më të diskutueshme në skenën politike kroate, duke udhëhequr kryeqytetin kroat për 20 vjet dhe duke fituar rregullisht zgjedhjet, megjithëse emri i tij ka qenë i lidhur me skandale të shumta, transmeton Sdk.mk.

Bandiç u bë për herë të parë kryebashkiak në 2000 si kandidat i Partisë Social Demokratike, por dha dorëheqjen dy vjet më vonë pasi në gjendje të dehur shkaktoi aksident automobilistik, pas së cilit ai u përpoq të korruptonte një oficer policie. Ai u kthye në detyrë në 2005.

Në 2014, ai u arrestua me akuzat për keqperdorime financiare së bashku me disa drejtorë të ndërmarrjeve të qytetit. Ai fitoi mandatin e tij të fundit në 2017 si një kandidat i partisë së tij.

Në 2009 ai kandidoi për president të Kroacisë dhe arriti të hynte në raundin e dytë, ku u mund nga Ivo Josipovic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button