fbpx

Shkup, u kërkua paraburgim për dy personat që kanë vepruar dhunshëm kundrejt oficerëve të policisë gjatë protestës për rastin “Monstra”

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër dy personave që ishin pjesëmarrës në protestën e djeshme kundër vendimit për rastin “Monstra”, të cilët vepruan në mënyrë të dhunshme. Ata ndiqen penalisht për një vepër – pjesëmarrje në një turmë që do të kryejë një krim në përputhje me nenin 385 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

Të dyshuarit janë të moshës 22 dhe 19 vjeç, sipas Prokurorisë, të cilët morën pjesë në tubimin e djeshëm publik të qytetarëve në Shkup – një protestë kundër vendimit në çështjen “Monstra”.

Pasi mbaroi fjalimi i organizatorit të protestës, të dyshuarit dhe disa të tjerë filluan të vepronin së bashku kundër oficerëve të policisë, duke hedhur gurë, pllaka begaton, shufra metalike dhe sende të tjera, në përpjekje për të thyer kordonin e policisë. Si rezultat, një gazetar i pranishëm në vendin e ngjarjes u plagos rëndë, gjithashtu dhe 11 oficerë policie u plagosën.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se të dyshuarit mund të largohen ose të përsërisin krimin, prokurori publik kompetent i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup për të caktuar paraburgimin për dy të dyshuarit.

Pasi Ministria e Punëve të Brendshme të përfundojë akuzat penale kundër personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës, Prokuroria Themelore Publike në Shkup do të fillojë procedime penale edhe kundër tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button