Interesim i madh për Agim Ibraimin

Pas paraqitjeve spektakolare me kombëtaren e Maqedonisë si dhe formën e treguar me skuadrën e Mariborit, futbollisti shqiptar Agim Ibraimi është bërë cak i klubeve evropjane të cilat insisistojnë që ta rrëmbejnë tetovarin për ekipet e tyre.

Lokomotiv Moska, Rubin Kazan dhe disa klube gjermane janë ndër të parat që janë interesuar për tetovarin.

Drejtori i Mariborit Zlatko Zahoviç ka deklaruar se është e pamundur që ta mbajnë Ibraimin në Maribor, ngase ndaj tij tashmë çdo ditë shtohen ofertat nga klube të njohura evropiane. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button