Ministri Filipçe: Punonjësit shëndetësor treguan profesionalizëm dhe patriotizëm

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thekson se sistemi shëndetësor ka fuqi dhe përvojë që të menaxhojë me sfidën më të madhe shëndetësore. Ai shton se punonjësit shëndetësor kanë treguar profesionalizëm dhe patriotizëm dhe për këtë meritojnë respekt.

“Gjatë vitit të kaluar dëshmuam dhe treguam se sistemi shëndetësor ka fuqi, dije dhe përvojë që të menaxhojë me sfidën më të madhe shëndetësore në historinë më të re. Punonjësit shëndetësorë që ishin në linjën e parë të luftës kundër virusit dëshmuan profesionalistet dhe patriotizëm dhe pikërisht për këtë meritojnë respekt”, tha Filipçe.

Filipçe tha se si Qeveri do të angazhohen maksimalisht që të sigurojnë vaksina për qytetarët, duke potencuar se blerja e vaksinave është sfidë botërore.

“Si qeveri do të përpiqemi maksimalisht të sigurojmë vaksina për qytetarët dhe për këtë arsye kërkoj kuptim nga të gjithë. Blerja e vaksinave momentalisht është sfidë botërore, ndërsa 130 vende ende nuk kanë nisur me vaksinimin. Ne arritëm të fillojmë me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë, dhe shumë shpejt do të nisim me vaksinimin e qytetarëve”, shtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button