De Laurentis kërkon Xhakën në Napoli

Napoli, toka e premtuar e shqiptareve. Pas Behramit e Xhemajlit, presidenti Aurelio de Laurentiis kërkon të afrojë në skuadrën e tij edhe lojtarin me origjinë kosovare të Borussia Mounchengladbach, Granit Xhaka. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, që gjithsesi theksojnë se në krye të listës vazhdon të qëndrojë Obiang. 20-vjeçari me origjinë shqiptare po vuan në stolin e skuadrës gjermane pasi nuk po gjen hapësira në skemat e trajnerit Lucien Favre.

Gjatë merkatos së verës me shumë mundësi ai do të largohet nga Bundesliga dhe sinjalet më të mëdha për të i japin skuadrat italiane sepse edhe Lazio nuk mbetet pas. Xhaka bën pjesë edhe në projektet e Igli Tares që e njeh shumë mirë lojtarin. Për t’u rikthyer te Napoli, merkatoja e skuadrës së Mazzarrit nuk ndalet me kaq sepse një tjetër objektiv i rëndësishëm është edhe italo-argjentinasi i Sampdorias, Icardi. Lajmin e konfirmon agjenti i mesfushorit, Abian Morato, i cili jep sinjale pozitive ndaj projektit të të kaltërve, duke theksuar se skuadra e Mazzarrit e intrigon klientin e tij.

Ndërsa në repartin e mbrojtjes, De Laurentiis përgatit një goditje me kosto të ulët. Bëhet fjalë për francezin e Lazios, Mobido Diakite, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Mesa duket, Napoli nuk është thjesht një fishekzjarr në qiellin italian sepse drejtuesit e kaltër kanë në mendje një skuadër që kërkon të lerë gjurmë për një kohë të gjatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button