fbpx

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi ndihmën prej 1.9 trilion dollarësh

Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar projektligjin në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh, që ka për qëllim ndihmën e amerikanëve të prekur nga pandemia e koronavirusit, shkruan REL.

Dy demokratë iu bashkuan republikanëve dhe kundërshtuan këtë ndihmë të propozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Tani projektligji shkon në Senatin, ku demokratët dhe republikanët kanë numër të njëjtë të ligjvënësve.

Një element kyç të këtij legjislacioni është kundërshtuar që ka të bëjë me dyfishimin e pagës minimale në 15 dollarë në orë.

Pakoja e propozuar nga Biden ka për synim që të rrisë numrin e vaksinimit dhe testimeve kundër sëmundjes COVID-19 dhe të stabilizojë ekonominë.

Ky projektligj parasheh ndihmë emergjente financiare për ekonomitë familjare, bizneset e vogla dhe qeveritë shtetërore.

Votimi i këtij projektligji vjen në javën e njëjtë kur SHBA-ja kaloi shifrën prej 500.000 viktimave nga koronavirusi.

Presidenti Biden e ka quajtur këtë projektligj si “Plani për Shpëtimin e amerikanëve”, por republikanët thonë se ky projektligj është i mbushur me prioritetet e demokratëve, që nuk janë të lidhura me pandeminë.

Për këtë projektligj pritet të votohet në Senat javën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button