fbpx

RMV, 30 përqind më pak fëmijë janë regjistruar vitin e kaluar nëpër çerdhe

Në Maqedoninë e Veriut në institucionet për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve janë regjistruar 30.2% përqind më pak fëmijë gjatë vitit 2020 në krahasim me vitin paraprak, derisa funksionale kanë qenë 96 institucione të tilla, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2020 (gjendja 30 shtator), numri i përgjithshëm i fëmijëve në institucione për përkujdesje dhe edukim për fëmijë – çerdhe për fëmijë/qendra për zhvillim të hershëm është 26 589, që paraqet rënie për 30.2% në krahasim me vitin 2019”, raportojnë nga Enti shtetëror për statistika.

Në krahasim me vitin 2019, ka pasur për 6.8% më pak institucione për përkujdesje të fëmijëve deri në moshën 6 vjeçare. Ulje të numrit të të punësuarve kemi vetëm në institucionet private.

Në institucionet për përkujdesjen e fëmijëve, 24 486 fëmijë e ndjekin procesin në gjuhën maqedonase, ndërsa në gjuhën shqipe 1 613, në gjuhën turke 61, boshnjake 5, angleze 126, frënge 15 dhe 283 në gjuhët tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button