Në vitin 2020 në RMV ka pasur më shumë lindje se vdekje, në Çair, Kumanovë e Tetovë u regjistruan më shumë lindje

Në tremujorin e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4,935 lindje, derisa në Çair, Kumanovë e Tetovë janë regjistruar më së shumti lindje, transmeton Portalb.mk.

“Numri i lindjeve të gjalla në tremujorin e katërt të vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 4.8% dhe arrin në 4 935 lindje të gjalla”, njoftojnë nga Enti shtetëror për statistika.

Në Çair janë regjistruar 272 lindje, në Kumanovë 267, Tetovë 266, derisa më së shumti vdekje janë regjistruar në Manastir, Prilep, Kumanovë dhe Çair.

Enti sqaroi që si pasojë e pandemisë KOVID-19, dhe vonesave të raporteve nga rajonet e caktuara amë nga tre mujorët paraprak numri i vdekjeve në tremujorin e katërt 2020 krahasuar arrin në 9 465 persona. Në tremujorin e parë gjatë vitit 2020 janë regjistruar 4 191 lindje dhe 5 101 vdekje, në të dytin 4 596 lindje e 5 064 vdekje, derisa në tremujorin e tretë 5 141 lindje e 5 419 vdekje.

“Numri i kurorëzimeve në këtë tremujorë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 është ulur për 19.7% dhe arrin në 2 689 martesa. Në këtë tremujor janë regjistruar 540 divorce, që paraqet rënie për 19.3% krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button