fbpx

Policia e Spasovskit pengoi sot zhvillimin e protestës, ishim për të mbështetur popullin, vlerësojnë nga koalicioni i Aleancës dhe Alternativës

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se policia me krijimin e kordonit policor ka provokuar protestuesit për incidente gjatë protestës kundër rasteve të montuara në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Policia e Oliver Spasovskit ishte kujdesur që ta pengojë këtë protestë dhe madje, me ndalimin e marshit protestues, të provokojë incidente me përmasa të paparashikueshme”, vlerësojnë partitë e koalicionit.

Në reagimin e koalicionit, theksohet që policia sot ishte e furnizuar me forca të mëdha të autoblindave dhe njësive special, që të pengojnë protestuesit që të arrijnë në vendin e tyre.

“Siç e dimë, kudo në botë janë protestuesit ata që e caktojnë se ku duan të protestojnë dhe në secilin vend demokratik të botës, ata përveçse njoftimin e policisë, nuk kanë asnjë detyrim tjetër”, deklarojnë dy partitë, duke vlerësuar se pas përfundimit të regjimit Gruevski-Ahmeti, tani është regjimi i ri Zaev-Ahmeti.

Në reagimin e tyre, theksojnë që skena të tilla diktatoriale ka vetëm në Bjellorusi, Venezuelë dhe Rusi.

“Sidoqoftë, deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa ishin aty sot për ta mbështetur protestën, pa asnjë pretendim tjetër. Madje, ashtu siç e pamë të gjithë, ata ndihmuan në qetësimin e masës, duke qenë pranë popullit dhe me të drejtën e popullit”, deklarojnë partitë e koalicionit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button