fbpx

Të hënën Shqipëria do të zhvillojë takimin e stabilizim-asocimit me BE, shtyhet takimi për Maqedoninë e Veriut

Agjendë më e sigurt për vendin tonë pritet pas zgjedhjeve në Bullgari, që tani po e pengon fillimin e negociatave me BE, raporton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk. Shqipëria do të mbajë Takimin e rregullt për stabilizim asocim me Bashkimin Evropian më 1 mars, ndërsa për Maqedoninë e Veriut takimi është shtyrë, ka njoftuar AIM nga Brukseli.

Ky do të jetë Këshilli i 11-të për stabilizim-asocim për Shqipërinë, forum vendimtar për vendet kandidate, ku diskutohet për përparimi në reforma.

Siç kanë njoftuar nga shërbimi për shtyp i Këshillit të BE, takimi i së hënës do të përqendrohet në strategjinë për anëtarësim në BE dhe përmbushjen e kritereve për pranim në Union- ato politike, ekonomike dhe financiare.

Maqedonia e Veriut është dashur të mbajë seancën e rregullt të këtij këshilli në fund të këtij muaji, por takimi u shty pa dhënë datë të saktë. Pritet që agjenda të jetë më e sigurt pas zgjedhjeve në Bullgari, që e pengon procesin e fillimit të negociatave me Shkupin.

Disa javë më parë, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vlerësoi se ai nuk e konsideron këtë vonesë si presion nga BE ndaj Shkupit për t’iu nënshtruar kërkesave të Sofjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button